LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti i trupave ajrore ruse ‘godet’ Ministrinë e Mbrojtjes së vendit të tij – vë theksin te uniformat e ushtrisë

Ish-komandanti i trupave ajrore ruse ‘godet’ Ministrinë e Mbrojtjes së vendit të tij – vë theksin te uniformat e ushtrisë

Një gjeneral rus në pension ka kritikuar ministrinë e mbrojtjes të vendit për furnizimin e trupave pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë me uniforma të cilësisë së dobët.

Vërejtjet u bënë nga zëvendëskryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës së Shtetit Rus, Vladimir Shamanov, një ish-komandant i përgjithshëm i trupave ajrore ruse, në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.


Kritikat publike ndaj ushtrisë së presidentit Vladimir Putin janë të rralla, duke pasur parasysh se parlamenti rus miratoi legjislacionin në mars të vitit 2022 që vendosi dënime me burg deri në 15 vjet për përhapjen e qëllimshme të lajmeve “të rreme” për ushtrinë e vendit.

Kremlini e ka përdorur ligjin për të goditur ata që shmangen nga narrativa e Putinit për luftën, madje ka akuzuar dhe burgosur ushtarakët e vet për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.

Shamanov drejtoi trupat ajrore ruse nga maji 2009 deri në tetor 2016 dhe u bë kryetar i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore pasi la atë pozicion.

Momenti kur Bradley amerikan ia shpëtoi jetën ushtarit ukrainas i cili i plagosur ishte fshehur mes disa pemëve
Lexo po ashtu Momenti kur Bradley amerikan ia shpëtoi jetën ushtarit ukrainas i cili i plagosur ishte fshehur mes disa pemëve

Duke iu drejtuar Dumës së Shtetit, Shamanov e krahasoi ushtrinë ruse me një “detashment partizan”, duke pretenduar se ushtarët rusë po detyrohen të “vishen vet” pasi uniformat ushtarake të ofruara janë të një cilësie kaq të dobët.

“Cilësia e uniformave që sillen dhe jepen thjesht nuk i nënshtrohet asnjë vlerësimi”, citohet të ketë thënë gjeneralkoloneli në pension.

Raportet për mungesën e pajisjeve brenda ushtrisë ruse filluan të qarkullojnë vetëm disa javë pas fillimit të luftës, në maj 2022.

Disa ushtarakë që folën për gazetën e pavarur në internet “The Moscow Times” në kushte anonimiteti thanë se atyre nuk po u jepeshin sende bazë si këpucë, parzmore, fasho dhe pretenduan se duhej të blinin pajisje duke përdorur paratë e tyre.

Madje, në nëntor 2022, ushtria e Ukrainës pretendoi se rekrutëve rusë të dislokuar në vijën e frontit u jepeshin uniformat e trupave të vdekur.

Newsweek shkruan se nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Të dhënat tregojnë se Rusia

Të dhënat tregojnë se Rusia "humbi 1000 ushtarë nga fusha e betejës çdo ditë muajin e kaluar"

Botë
Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial në SHBA – krejt çfarë dihet deri më tani

Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial në SHBA – krejt çfarë dihet deri më tani

Amerika
Më shumë se 400,000 njerëz thuhet se

Më shumë se 400,000 njerëz thuhet se "braktisën" Kishën Katolike të Gjermanisë vitin e kaluar

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Kalo në kategori