LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova dhe QUINT-i duhet t’i japin përgjigje Serbisë me hapjen e Urës së Ibrit

Haradinaj: Kosova dhe QUINT-i duhet t’i japin përgjigje Serbisë me hapjen e Urës së Ibrit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjigja më e mirë e Kosovës dhe e vendeve të QUINT-it ndaj Serbisë është të hapej Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Serbia brenda një jave dy herë e ka poshtëruar bashkësinë ndërkombëtare me të ashtuquajturin ‘Kuvendin gjithëserb’.

“Brenda një jave Serbia dy herë “poshtëroi” Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar Haradinaj.


Serbia dhe entiteti serb i Bosnje – Hercegovinës, Republika Sërpska, kanë miratuar të shtunën Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për një të ardhme të përbashkët të popullit serb.

Deklarata është miratuar në Beograd në një takim mes dy qeverive, në kuadër të të ashtuquajturit “Kuvend gjithëserb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori