“Shyqyr u çliruam dhe do të shkojmë në shkollë”, ishin fjalët e Besmirës e cila u vra nga forcat serbe një ditë para 12 qershorit të vitit 1999.
10-vjeçarja e cila nuk gëzoi lirinë, atë ditë po përjetonte gëzimin e madh se do të kthehej në shtëpi, një vit pasi po qëndronin me familjen e saj në tendat e improvizuara në “Lugun e Madh” të Drenasit.
Në lapidarin e oborrit të shkollës “Rilindja” të fshatit Dobroshec të Drenasit, janë gdhendur emrat dhe fotografitë e Besmirës dhe dy fëmijëve të vrarë në Poklek të cilët kishin vijuar mësimin në të njëjtën shkollë.
Babai i Besmirës, Enver Hajdari rrëfen për mëngjesin e hershëm të 11 qershorit, ku mbeti e vrarë vajza e tij.
“Atë natë kur është bërë marrëveshja, më kujtohen fjalët e Besmirës që ia kishte thënë edhe nënës edhe familjarëve, sepse ju mungonte shkolla, ju mungonte loja, ju mungonte çdo gjë, se kishin kaluar një jetë të gjatë me gjithë tmerrin. Atë ditë që u bë marrëveshja e Kumanovës, moshatarët e Besmirës, por sidomos Besmira, ju gëzuan asaj nate dhe po i thotë familjes së saj, nënës së saj “Shyqyr o Zot që u çliruam dhe tash do të shkojmë në shkollë dhe do të kthehemi në shtëpitë tona”. Mundeni me marrë me mend parandjenjën e fëmijës çka përjeton dhe çka ndjen pas momentit të çlirimit të Kosovës. Edhe përpos kësaj, fëmijët u gëzuan dhe kërcenin përpjetë. Besmira ka qenë një vajzë sikur Zoti e përgatit për të shkuar në atë dynjah dhe fëmijët bartnin ujë për ata që ishin nëpër tenda, lexojshin, recitojshin. Edhe atë natë tragjike, Besmirës ky gëzim iu nda në gjysmë, iu ndal gëzimi, iu ndal vullneti që e kishte për mbijetesë, nuk e kishte pasur fatin ta gëzonte lirinë sepse forcat serbe ishin pozicionuar në gjithë atë pjesë të anës tonë, ai lug ishte i ngushtuar. Serbët kur e panë humbjen që është bërë Marrëveshja e Kumanovës, ata e shfrynë mllefin e vet”, tha ai.
Besmira, e cila atë kohë ishte 10-vjeçare, u vra në gjumë nga forcat serbe.
“Kanë ra atë natë edhe e kanë bërë gjumin në atë prokolicë por atë natë serbët e kanë shfryer mllefin e vet në popullatë dhe ka pasur fatin që në Besmirën kanë gjuajtur dhe e ka kapur një plumb në gjoks të zemrës. E kanë vrarë në gjumë, dikur rreth orës 04 e 10 të mëngjesit pa u zbardhur”, shton ai.
Babai i Besmirës tregon se e kishin varrosur në mal dhe pas dy javëve e kishin zhvarrosur në varrezat e fshatit.
25 vjet pas luftës, ai flet në klasën dhe vendin ku ulej në klasë Besmira, e cila po vijonte klasën e tretë të shkollës fillore “Rilindja” në Dobroshec të Drenasit.
“Vajza ime që është vrarë para 25 vitesh, mu në këtë klasë dhe mu në këtë shkollë ka qenë nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore ‘Rilindja’ në Dobroshec. Sa i përket si nxënëse, ashtu siç më kanë thënë edhe arsimtarët edhe kujdestari i klasës së Besmirës, ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme me të gjitha pesa, një nxënëse e sjellshme, bile po them që edhe pas luftës i kujtojmë ato fjalë që thoshte kujdestari i klasës thotë që ‘në momentin kur i bënte recitimet që ishin të dedikuara për periudhën e para luftës, demonstratat dhe njerëzit e burgosur dhe thoshte se në ato momente mu duhej të kthehem në drejtim të dërrasës të zezë dhe më pikshin lotët për shkak të emocioneve që na krijonte Besmira”, tregon ai.
Enveri, i cili ishte vet pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se kur filloi lufta në fshatin e tyre ishin detyruar që t’i rezistonin terrorit serb dhe të zhvendosnin familjet e tyre në Lugun e Fatit për më shumë se një vit.
“Në pjesën e lugut të madh ku kemi qenë të strehuar, kanë qenë diku mbi tetë-nëntë mijë persona edhe të gjitha trevave tjera. Kanë përjetuar një tmerr, pa bukë, pa ujë, në kushte të rënda, në tenda të improvizuara, mirëpo jetën u dashke që ta zhvillojmë. Ne kishim caktuar edhe një ekip për popullatën, ne ishim në vija të frontit. Në mëngjes i zinim pozicionet dhe shpesh luftonim me ta. Edhe fëmijët e kishin një jetë jo të lumtur, mirëpo u dashke të mbijetojmë, të jetojmë. E siguruam atë pjesë që të paktën të kishim ujë dhe bukë. Për çdo ditë u dëgjojshin vrasje, për çdo ditë u dëgjojshin që kryenin masakra. Nuk ishte e lehtë sidomos për fëmijët”, shton ai.
Pas vrasjes se Besmirës, “Lugu i Fatit” është emërtuar si “Lugu i Besës”.
Emrin e Besmirës tashmë është përtërirë dhe emrin po e gëzon mbesa e Enverit. Ajo ka shkruar edhe një poezi për hallën e saj.
“Jam e vogël por krenare kur më quajnë Besmira, se kështu e kishte emrin halla ime, më e mira. Gjyshi thotë ka rënë në luftë dhe shpesh e kujtojmë thotë ka rënë për ju, për ne, lirinë ta gëzojmë e kur flasim bashkë me gjyshin në ballkonin një zog i bukur cicëron poshtë në gjelbërim”, tha ajo.
Babai i Besmirës, Enver Hajdari thotë se nuk ndjehen rehat dhe bën thirrje për drejtësi për gjithë fëmijët e vrarë në luftë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Enver-Hoxhaj-Interviste-foto-Ridvan-Slivova-9-e1697109452935-380x233.jpg)
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
![Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/janevska-380x233.jpg)
Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
![Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_26-2-380x233.jpg)
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh
![Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/D234-1-696x307-1-380x233.png)
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia
![Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mirenjohja-per-Halil-Kastratin-380x233.jpg)
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë