LAJMI I FUNDIT:

Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag

Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag

Sir Alex Ferguson raportohet se po i bën presion Manchester United që ta zëvendësojë Erik Ten Hag me një trajner të profilit të lartë.

United duroi një sezon të vështirë (2023/2024) teksa përfunduan në pozitën e tetë në Ligën Premier dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.

Sidoqoftë, Ten Hag e përfundoi sezonin aq lartë sa mundi teksa arriti që ta mposht Manchester Cityn në finale të FA Cup muajin e kaluar.


Sipas raportimeve, Unitedi momentalisht është duke bërë një rishikim dhe do të vendosë së shpejti nëse Ten Hag është njeriu i duhur për ta udhëhequr klubin drejt sukseseve.

Siç ka raportuar TeamTalk, trajneri legjendar Ferguson po i bën presion klubit që ta zëvendësojë Ten Hagun me Mauricio Pochettinon i cili u largua nga Chelsea muajin e kaluar.

Alarmohen gjigantët evropianë nga çmimi që Man United i ka caktuar Jadon Sanchos
Lexo po ashtu Alarmohen gjigantët evropianë nga çmimi që Man United i ka caktuar Jadon Sanchos

Besohet se Ferguson është shumë i afërt me ish-trajnerin e PSG-së dhe Tottenhamit, andaj ka kërkuar nga klubi që ta emërojë atë në rolin e trajnerit dhe t’i jap një shans në “Old Trafford”.

Raportimi shton se Pochettino do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e “Djajve të Kuq” pasi tashmë ai e kishte konfirmuar se është i gatshëm për një aventurë të re pas largimit nga Londra.

“Unë jam i mbushur me energji. Në futboll nuk e dini kurrë, gjërat mund të ndodhin sot, por nesër mund të paraqitet një mundësi e re, unë jam i hapur që të dëgjojë ofertat”, është shprehur tekniku argjentinas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

La Liga
Zyrtare: Modric bëhet bashkëpronar tek Swansea City, kroati zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Zyrtare: Modric bëhet bashkëpronar tek Swansea City, kroati zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Ndërkombëtare
Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

La Liga
Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Serie A
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
Kalo në kategori