LAJMI I FUNDIT:

Osmani e njofton Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunjakut, ai ishte duke qëndruar me nxënësit jashtë Kuvendit

Osmani e njofton Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunjakut, ai ishte duke qëndruar me nxënësit jashtë Kuvendit

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.

Ai jashtë oborrit të Kuvendit u mirëprit edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës të cilët i uruan mirëseardhje.

Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.

Në pamjet që qarkulluan në rrjet shihet një moment kur presidentja Osmani e njofton Blair me djalin e heroit.

Afrim Bunjaku u vra në shtator nga grupe kriminale serbe, derisa ishte në krye të detyrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori