Katër shtetas janë vënë në pranga në Portin e Durrësit pasi tentuan të fusin në Shqipëri 35,755 euro të padeklaruara
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze