Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.
Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.
“Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Clark.
Radio Evropa e Lirë: Gjeneral Clark, 25 vjet pas përfundimit të luftës, paqja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket premtuese. Pse, sipas jush?
Wesley Clark: Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar.
Radio Evropa e Lirë: Cila është rrugëdalja atëherë?
Wesley Clark: Rrugëdalje është mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë dhe Serbia ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën.
Radio Evropa e Lirë: Pse Rusia vazhdon të ndërhyjë në rajon?
Wesley Clark: Rusia ka ambicie imperialiste – të gjithë në Evropën Lindore e dinë këtë. Të gjithë që nuk janë Rusi, Moska i sheh si qenie më të vogla.
Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë. Sot, ajo shërben si agjente infektuese në rajon – në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjetkë.
Radio Evropa e Lirë: Si mund t’i luftojë rajoni, por edhe aleatët perëndimorë këto përpjekje?
Wesley Clark: Ne i kemi vlerat tona në Perëndim. Ne nuk përfshihemi në të njëjtin lloj mashtrimi si Moska, apo në blerjen e njerëzve. Ne kalojmë nëpër procese demokratike. Ne i shohim interesat e njerëzve. Ata e dinë se çfarë përfaqëson Amerika dhe ata zgjedhin të jenë ose të mos jenë me Amerikën.
Për mua nuk ka kuptim që disa parti politike në Evropën Lindore, të cilat kanë vuajtur për 40 vjet ose më shumë nën dominimin sovjetik, duan të bashkohen me Rusinë, në vend se me Bashkimin Evropian. Pse? Çfarë u ofron Rusia atyre përveç parave politikanëve? U ofron një investim të madh? Jo. Teknologji të re? Jo. Pjesëmarrje në një organizatë të madhe që do të avanconte mirëqenien e popullit? Jo. Asnjë prej tyre. Thjesht, një lojë që luhet pa mëshirë nga ambicia imperialiste ruse.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ekziston rreziku i një konflikti tjetër në Kosovë?
Wesley Clark: Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar.
Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të arrihet paqja me lidershipin aktual politik në Serbi?
Wesley Clark: Kjo varet nga ajo që kuptoni me paqe. Aktualisht nuk ka konflikt. Mund të thuhet se është një paqe e ftohtë.
Por, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni, nuk do të keni stabilitet dhe shanse që njerëzit të pajtohen dhe të ecin përpara.
Radio Evropa e Lirë: Kosova, së voni, ka ndërmarrë disa hapa që janë kritikuar nga aleatët perëndimorë – të tillë si ndalimi i përdorimit të dinarit serb. A i ka rrezikuar Kosova marrëdhëniet me Perëndimin, sidomos SHBA-në?
Wesley Clark: Unë mendoj se vendet duhet të bëjnë atë që është në interesin e tyre. Kosova është një vend shumë i vogël dhe i brishtë. Mendoj se të vazhdohet t’i hapet rrugë ekstraterritorialitetit të Serbisë në veri të Ibrit, është jashtëzakonisht e dëmshme për të ardhmen e popullit në Kosovë. Andaj, [udhëheqësit kosovarë] kanë qenë të vendosur dhe e kanë kuptuar këtë.
Shikoni, Ukraina nuk mund të bëjë gjithçka që duan amerikanët, sepse interesat e Amerikës janë ndryshe nga interesat e Ukrainës. Është e njëjta gjë në Izrael. Është e njëjta gjë në çdo vend. Çdo vend duhet të ndjekë interesin e tij në fillim, dhe më pas t’i mbledhë aleatët rreth tij.
Radio Evropa e Lirë: Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një tjetër pikë e nxehtë. Perëndimi këmbëngul në themelimin e tij, Kosova refuzon. A mendoni se Asociacioni është kërcënim për Kosovën?
Wesley Clark: Unë kurrë nuk përfshihem në politikën e brendshme të vendeve… sepse kur nuk je qytetar, nuk jeton atje, nuk duhet të japësh komente.
Ajo që dimë historikisht, është se komunitetet serbe kanë qenë të lidhura me Kishën Ortodokse, e kanë përdorur atë kishë si bastion dhe si pikë qendrore për rebelim, shtypje ose agresion.
Unë mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri [të Kosovës dhe Serbisë] t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike.
Ka gjithmonë përzierje të grupeve etnike. Por, mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë