LAJMI I FUNDIT:

Po furnizohej me karburant, merr flakë automjeti në Korçë: Babë e bir pësojnë djegie në trup

Po furnizohej me karburant, merr flakë automjeti në Korçë: Babë e bir pësojnë djegie në trup

Dy persona kanë përfunduar në spital me djegie të rënda, pasi makina e tyre është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pikë karburanti në aksin rrugor Korçë – Bilisht.


Sipas policisë drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gaz drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit, duke shkaktuar përfshirjen e mjetit nga flakët.

Nga flakët janë djegur babë e bir, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Por teksa djali, i identifikuar si Dorjan Orhan, 35 vjeç, vijon të qëndrojë në reanimacionin e spitalit të qytetit juglindor, babai i tij, 72-vjeçari Muharrem Orhan, për shkak të djegieve të shumta, është dërguar me urgjencë drejt repartit të djegieve dhe plastikës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Burime të siguruara thanë se në momentin kur punonjësit e karburantit e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës për të mos pasur situatë më të rëndë në karburant, 72-vjeçari ka pasur të vendosur rripin e sigurimit çka e ka pasur të vështirë për të dalë në kohën e duhur nga mjeti i përfshirë nga flakët ndërkohë që djali i tij ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori