LAJMI I FUNDIT:

Meriton Mjekiqi zbulon se ende nuk ka kontaktuar me djalin pas daljes nga BBVA: Do të shkoj vet në Austri ta takoj

Meriton Mjekiqi zbulon se ende nuk ka kontaktuar me djalin pas daljes nga BBVA: Do të shkoj vet në Austri ta takoj
Meriton Mjekiqi (Foto: TCH)

Meriton Mjekiqi ka folur gjithashtu dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka”.


Foto: Meriton Mjekiqi/Instagram

Keni mundur të kontaktoni me mamanë e djalit? “Më pyeti dhe Ledioni në Post-Big Brother dhe përgjigja është po e njëjtë. Unë do të shkoj në Austri dhe do takoj djalin tim. Djali është mirë, gjithçka është Ok, duke falënderuar mamanë e Loarit, për kujdesin që ka bërë ndaj Loarit”.

Ke arritur të flasësh? “Për momentin jo, por jemi ‘ok’.”

Besoj se i ke parë reagimet që mamaja e djalit ka bërë? “Jam munduar t’i largohem kësaj pjese, edhe pjesa e familjes së mamit të Loarit, dua të largohem nga kjo pjesa që të flasë për të, por gjithmonë i jam falënderues për atë që ka bërë për Loarin. Nga ana ime gjithçka është mirë”.

“Unë e kam ruajtur sepse nuk kam dashur të ngarkojë asnjë njeri që është përtej familjes dhe të shqetësoj më shumë seç duhet. Gjërat e mia i ruaj dhe mundohem t’i përballoj në veten time. Dhe mundohem mos t’ia tregoj askujt tjetër, flas për njerëzit e mi të afërt, sepse e di që do e përjetojnë njësoj si unë. Pastaj qëllimi pse hyra unë ishte përtej se sa një lojë. Gjithçka kishte të bënte me kauzën time, duke treguar historinë time, me djalin tim dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm. Do të jetë iniciativë nga ana ime dhe shumë fytyra të tjera publike që e kanë përqafuar këtë kauzë timen, unë do të vazhdoj të merrem duke u nisur nga vetja, djali im dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm, duke e ditur se sa të shtrenjta janë seancat që kanë fëmijët me autizëm. Do të ndihmoj me aq sa mundem, sepse e kam përjetuar vetë”. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Kalo në kategori