LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi

Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi

Shqiptarët e Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nuk e kanë më detyrim provimin e Gjuhës Shqipe për të marrë shtetësinë shqiptare.

Ndryshimet ligjore të botuara në fletoren zyrtare hyjnë në fuqi në fund të muajit Qershor.

“Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shtetasit e huaj në shtetet e të cilave Gjuha Shqipe nuk është gjuhë zyrtare.”


Lehtësira ka edhe për talentet e reja që duan të marrin shtetësinë shqiptare.

Pasaporta do jepet me procedurë të veçantë për të huajt nën 18 vjeç që nuk jetojnë në Shqipëri, por Shqipëria ka interes për ta në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Shtetësia mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve ose kujdestarit ligjor, si dhe të fëmijës kur është i moshës 14-18 vjeç.

Raportohet se në vitin 2023, 347 të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare.

Ndërsa vetëm për muajt e parë janë 159 persona.

Kërkesat më të larta për t’u pajisur me pasaportë shqiptare rezulton se vijnë nga shqiptarët e Kosovës si dhe shtetasit turq./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori