LAJMI I FUNDIT:

Virozat dhe gripi i syrit: Sëmundjet virale po prekin të gjitha moshat, shoqërohet me temperaturë

Virozat dhe gripi i syrit: Sëmundjet virale po prekin të gjitha moshat, shoqërohet me temperaturë

Me ardhjen e verës dhe ngrohjen e temperaturave, jo vetëm që po përjetojmë ditë më të gjata dhe më të nxehta, por gjithashtu po shohim një rritje të rasteve të virozave, të cilat po ndikojnë si të vegjëlit ashtu edhe të rriturit.

Sipas mjekes pediatre Aida Dema Mara, raste të shpeshta të sëmundjeve virale janë vërejtur tashmë prej tre javësh.

“Kemi vënë re raste të prekur nga virozat, të cilat janë të shoqëruara me dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë, ndryshe nga virozat e zakonshme që zakonisht zgjasin vetëm tre ditë,” shpjegon Mara.


Në këtë valë të re të sëmundjeve virale, nuk është vetëm temperatura e lartë që shqetëson, por edhe konjunktiviti i syrit, një gjendje e njohur gjithashtu si “gripi i syrit”, që po prek një spektër të gjerë moshash.

Viroza dhe konjunktiviti, sipas Dr. Marës, kanë treguar një përhapje të konsiderueshme.

“Kemi parë shumë raste të konjunktivitit të syrit, i cili është shumë i ngjitshëm – jo vetëm nga fëmija tek fëmija, por edhe ndër të rriturit,” shton ajo.

Mjekët pediatër bëjnë thirrje për kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht nga prindërit, në lidhje me ushqimin e fëmijëve.

“Ngritja e temperaturave po shoqërohet gjithashtu me shtimin e rasteve të gastroenteritit dhe viroza të tjera që qarkullojnë gjatë sezonit të nxehtë. Prandaj, apeli është që prindërit të jenë të vëmendshëm dhe të marrin masa të duhura për të mbrojtur shëndetin e të vegjëlve në këto ditë sfiduese të verës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori