LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, inflacioni në maj është rritur për 0,9 për qind

Maqedoni, inflacioni në maj është rritur për 0,9 për qind

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në maj 2024, krahasuar me prillin e vitit 2024, është 0.9 për qind, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.

Rritja e inflacionit në maj të vitit 2024, krahasuar me prillin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: restorante dhe hotele për 3.1 për qind, rekreacion dhe kulturë për 2.1 për qind, transport për 1.9 për qind, veshje dhe këpucë për 1.5 për qind, mobilje, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1.0 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.7 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 për qind, banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, shëndetësi për 0.1 për qind.


Në maj të vitit 2024, krahasuar me prillin e vitit 2024, është vërejtur ulje e kostos për jetesë në grupën: komunikim për 0.3 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: pijet alkoolike, duhani, narkotikët dhe arsimi mbeten në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.

Indeksi i çmimeve me pakicë në maj të vitit 2024 krahasuar me prill e vitit 2024 është 101.3. Indeksi i kostos për jetesë në maj të vitit 2024, krahasuar me muajin maj të vitit 2023, shënoi rritje nga 4.5 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje nga 5.8 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori