LAJMI I FUNDIT:

Takim me autorin Ben Blushi për librin “Komploti” tek stenda “Dukagjini” në Pallatin e Rinisë

Takim me autorin Ben Blushi për librin “Komploti” tek stenda “Dukagjini” në Pallatin e Rinisë

Me një gamë të gjerë titujsh të rinj e ekskluzivë, shtëpia botuese “Dukagjini” është duke u prezantuar në Panairin e 24-t të Librit në Prishtinë i cili çeli dyert më 5 qershor, e po vazhdon të mirëpres çdo ditë vizitorë, deri më 9 qershor, kur edhe do të bëhet përmbyllja e kësaj ngjarje.

Në kuadër të botimeve të veçanta, “Dukagjini” ka prezantuar edhe një botim të ri për këtë Panair – “Komploti”-n e Ben Blushit. 

Për të gjithë dashamirësit e librit dhe lexuesit e autorit, “Dukagjini” organizon edhe një takim me autorin Ben Blushi tek stenda “Dukagjini”.

Mos e humbni mundësinë të takoni nga afër autorin, të diskutoni rreth librit, si dhe të merrni “Komplotin” e nënshkruar. 

Takimi mbahet më 8 qershor, ditë e shtunë, ora 11:00 në Pallatin e Rinisë.