LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet fronti europian i mbështetjes për kandidaturën e Marcos: Do punojmë bashkë për një Europë më të mirë, thotë eurodeputeti austriak Lucas Mandl

Zgjerohet fronti europian i mbështetjes për kandidaturën e Marcos: Do punojmë bashkë për një Europë më të mirë, thotë eurodeputeti austriak Lucas Mandl

Kandidatura e vetme shqiptare në listat italiane për në PE, ka ngjallur interes dhe mbështetje tek eurodeputetë në krejt Europën.

Pas eurodeputetit kroat Valter Flego që tha se Marco – Muharrem Salihu në Parlamentin Europian do të forcojë zërin shqiptar në Europë, vjen mbështetja e Lucas Mandl, mbrojtës i zjarrtë i Kosovës, partneri i saj brenda Parlamentit dhe institucioneve europiane.


“… Punoj ngushtësisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ja përse e çmoj shumë punën e Marcos (Muharrem Salihut) ndaj shpresoj që
ai do të jetë kolegu im në Parlamentin europian dhe do punojmë së bashku
për një të ardhme më të mirë për Europën! Shumë urime! Yti, Lucas Mandl!”, ka shkruar Mandl.

Kandidatit shqiptar, i kanë mbërritur mesazhe mbështetëse nga gjithë anët e Europës. Ish Presidentë, ish ministra, deputetë europianë, deputetë të viseve shqiptare, drejtues të organizatave të biznesit, Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Surpriza ishte urimi në grup i futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, Broja, Asani, Gjimshiti, që është dhe vendas i Marco-Muharrem Salihut.

Futbollistët nga grumbullimi gjetën kohën të bënin thirrje tek komuniteti shqiptar i Verilindjes të votonin Marcon.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori