LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti spanjoll Isco Alarcon martohet me aktoren Sara Salamo – shkon me paterica në dasmë shkaku i lëndimit të këmbës

Futbollisti spanjoll Isco Alarcon martohet me aktoren Sara Salamo – shkon me paterica në dasmë shkaku i lëndimit të këmbës
Foto: Isco Alarcon Suarez & Sara Salamo/Instagram

Futbollisti i njohur spanjoll Isco (32 vjeç), anëtar aktual i Real Betis, u martua me aktoren e njohur Sara Salamo (32 vjeçe), e cila e konfirmoi këtë informacion duke publikuar fotografi nga dasma në Instagram.

“Shtatë vjet, tre fëmijë, katër qen…Dhe pak ditë më parë thamë se duam sërish njëri-tjetrin para altarit”, ka shkruar aktorja bukuroshe dhe dasma është bërë në fshehtësi.

Në fotografitë që u publikuan më vonë, shihet se Isco dhe Sara kanë pasur disa veshje të ndryshme në dasmë, e po ashtu shihet se futbollisti në dasmë ka ardhur me paterica për shkak të thyerjes së këmbës që ka pësuar së fundmi.


Foto: Isco Alarcon Suarez & Sara Salamo/Instagram

Isco dhe Sara janë në një lidhje që nga viti 2017 dhe janë një nga çiftet më të njohur spanjoll dhe tashmë kanë tre fëmijë.

“Ne vazhdojmë të jetojmë ‘në një flluskë’ sepse jetuam një ditë të veçantë të rrethuar nga njerëz që janë kaq të mahnitshëm dhe të rëndësishëm për ne”, shtoi aktorja.

Foto: Isco Alarcon Suarez & Sara Salamo/Instagram

Salamo luajti në 35 filma dhe seriale, ku më të njohurit ishin “El Favor”, “Stories to Stay Awake”, “El refugio”, “The Year of Fury” dhe “Drug Squad: Costa del Sol”.

Isco ishte një anëtar afatgjatë i Real Madridit, për të cilin luajti nga viti 2013, kur erdhi nga Malaga, deri në vitin 2022, kur u largua për në Sevilla. Ai është anëtar i Betisit që nga vera e vitit 2023.

Foto: Isco Alarcon Suarez & Sara Salamo/Instagram

Për Real Madridin, Isco ka luajtur 353 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola me 57 asistime, ndërsa për kombëtaren spanjolle ka 38 ndeshje dhe 12 gola. /Telegrafi/

Foto: Isco Alarcon Suarez & Sara Salamo/Instagram

Foto: Isco Alarcon Suarez & Sara Salamo/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Magazina
Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Magazina
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

Magazina
Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Magazina
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Magazina
50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

Magazina
Kalo në kategori