LAJMI I FUNDIT:

SHPRESA

SHPRESA

Poezi nga: Pedro Mir
Përktheu: Maksim Rakipaj

Shpresa është një i vdekur
me buzët e kafshuara.


Shpresa është rrudhja e ballit
përballë harresës.

Shpresa është një temë e trishtë
që qesh me lumin e zi
që ndjejmë brenda vetes.

Shpresa është një ndjesi e brendshme
kur shpirti përgjaket,
kur sheh se
gjithë bota vajton
e bëhet fli,
jo vetëm shpirti i Santo Domingos
por koha,
zemra e shekullit
në të gjitha gjuhët
e në të gjitha zhgënjimet.

Shpresa është çasti të fillojnë
orët, të dalin lundrat në det
dhe kali në malin
që donte Federico.

Shpresa është fundi
i Njerëzimit
po s’ia ndryshuam kahjen
e gabuar
Është pishtar, betejë,
të shpërthejnë vullkanet
të vërshojnë lumenjtë
nga shpëtimi në shpërthimin
e të qeshurave të fëmijëve.

Shpresa është hera e fundit
Kur tjetër rrugë s’ka
as prapa, as përpara,
kur jeta godet fort
e regëtitëse regëtin
si vals i të pesë shqisave.

Shpresa është fundi
i shpresës
dhe fillimi
i fatit
të shpresës.

Në trend Kultura

Më shumë
Kënga që irritoi të krishterët konservatorë

Kënga që irritoi të krishterët konservatorë

Kulture
MIKU

MIKU

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

E THYER

E THYER

Poezi
Mbi xhelozinë

Mbi xhelozinë

E THËNË QARTË

E THËNË QARTË

Kalo në kategori