LAJMI I FUNDIT:

Nvidia mposht Apple si kompania e dytë më e vlefshme në botë

Nvidia mposht Apple si kompania e dytë më e vlefshme në botë

Nvidia ka mposhtur Apple duke u bërë kompania e dytë publike më e vlefshme në botë.

Bëhet e ditur se çmimi i aksioneve të prodhuesit të mikroçipave me Al është rritur më shumë se 3 trilionë dollarë.

Vetëm Microsoft është kompania më e vlefshme e listuar, ndërsa Apple ka rënë në vendin e tretë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Siç raportohet, aksionet e Nvidia u rritën për 5 për qind së fundmi, me një aksion që tani kushton 1,224 dollarë.

Ndërsa, një vit më parë, aksioni i saj kishte një çmim prej 386 dollarëve.

Kohët e fundit kompania vlerësohej me 1 trilion dollarë më pak se tani, por interesi për të u rrit pasi ajo njoftoi për “një ndarje të aksioneve”.

Një lëvizje e tillë do të rrisë numrin e aksioneve të disponueshme, në mënyrë që më shumë njerëz të investojnë.

Ndryshe, Nvidia e themeluar në vitin 1993 në Kaliforni të SHBA-së për vite me radhë ka zhvilluar mikroçipa dhe tani është futur në garë për integrimin e Al-së në produktet e saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Teknologji
Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Teknologji
Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE

Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE

Teknologji
Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”

Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”

Teknologji
Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”

Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”

Teknologji
Zuckerberg zbulon

Zuckerberg zbulon "Orion", "syzet më të avancuara që ka parë bota ndonjëherë"

Teknologji
Kalo në kategori