LAJMI I FUNDIT:

Atentati ndaj prokurorit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

Atentati ndaj prokurorit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i fajësuar nga Shkalla e Parë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja nëntorin e vitit 2019.

Në ngjarjen e ndodhur në segmentin Durrës-Tiranë pranë rrethrrotullimit të Shkozetit u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, si edhe shoferi Andi Maloku, që ndërroi jetë më pas në spital.

Apeli i Posaçëm e vlerësoi të drejtë dënimin e dhënë ndaj Rrajës, pasi u fajësuar për “vrasje të funksionarëve publike”, mbetur në tentativë, “vrasje në rrethana cilësuese”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.


Të pandryshuar Apeli la edhe dënimin me 35 vjet burg për të bashkëpandehurin e Rrajës, Ariol Halilajn. Sipas hetimit të SPAK, Redjan Rraja ka qenë pjesë e grupit të atentatorëve ndaj prokurorit Ndoja.

Mes provave të SPAK kundër tij, ishin gjurmët ADN-je të të pandehurit në një automjet të braktisur në Shkafane të Durrësit, ku ishin edhe armët e përdorura në atentat. Ndërsa i pandehuri Halilaj ka ndihmuar Rrajën të largohet nga ky vend. Por teksa Rraja dhe Halilaj kishin kaluar në gjykim për ngjarjen, SPAK identifikoi bashkëpunëtorët e tyre.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në atentatin e 1 nëntorit 2019 kanë marrë pjesë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi, i njohur edhe me emrin Dritan, të gjithë të shpallur në kërkim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori