LAJMI I FUNDIT:

Biletat ‘early bird’ drejt fundit, “Sunny Hill” njofton se kanë mbetur vetëm edhe pak në dispozicion për fansat që duan t’i blejnë

Biletat ‘early bird’ drejt fundit, “Sunny Hill” njofton se kanë mbetur vetëm edhe pak në dispozicion për fansat që duan t’i blejnë

Festivali i pritur me entuziazëm “Sunny Hill”, i cili plenifikon të sjellë emra të shquar të muzikës në Prishtinë, ka lëshuar një njoftim për të gjithë entuziastët e muzikës: biletat e lira “early bird” po shkojnë drejt fundit. Organizatorët kanë bërë thirrje për të gjithë ata që kanë në plan të marrin pjesë të përfitojnë dhe të sigurojnë vendin e tyre pa humbur kohë.

Në një postim të fundit në llogarinë zyrtare të festivalit në Instagram, u bë me dije se biletat me çmim të ulët nuk do të jenë të disponueshme për shumë kohë. “Komentoni me një emoji dielli nëse e keni siguruar vendin tuaj! Nëse nuk e keni bërë, mos prisni – merrni tuajën tani”, ishte mesazhi që i ftoi të gjithë të nxitohen për të përjetuar një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.


Përdorues të shumtë kanë vendosur emojin e diellit për të treguar se tashmë kanë blerë biletën e tyre. Kjo shkaktoi një valë inkurajimi për të tjerët që ende nuk kanë marrë vendimin final, duke i shtyrë të përfitojnë nga çmimet e favorshme të biletave “early bird”.

“Sunny Hill Festival” këtë vit do të mbahet në Sunny Hill Park në Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik, dhe premtimet janë të mëdha për një spektakël që do të mbledhi adhuruesit e muzikës nga të gjitha këndet.

Lista e performuesve të konfirmuar deri tani është e mbushur me yje ndërkombëtarë dhe talentë në ngritje, duke përfshirë DJ e njohur si Black Coffee, yllin e Afrobeat – Burna Boy, dhe fenomenin e muzikës elektronike Regard, bashkë me shumë artistë të tjerë të dashur.

Për adhuruesit e muzikës që duan të marrin pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, ky është momenti për të vepruar. Biletat “early bird” mund të mos jenë më në dispozicion shumë shpejt.

Për të blerë biletat e mbetura mund të klikoni në këtë link.

Në trend Magazina

Më shumë
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Të mbajta për dore që 7 vjeçe, ti ke thyer rregulla e tabu

Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Të mbajta për dore që 7 vjeçe, ti ke thyer rregulla e tabu

Magazina
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Magazina
Kalo në kategori