LAJMI I FUNDIT:

Rreth 50 fëmijë në Shtip janë në listën e pritjes për pranim në çerdhe

Rreth 50 fëmijë në Shtip janë në listën e pritjes për pranim në çerdhe

Në Komunën e Shtipit, rreth 50 fëmijë presin të regjistrohen në çerdhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe mungesës së personelit, konfirmoi sot Shefja e Departamentit të Arsimit, Snezhana Saneva.

Sipas saj, mbi 40 pozita pune mbeten të lira në këto institucione, pasi që nga dalja në pension e disa punonjësve, nuk është bërë punësim i ri për asnjë staf mësimor apo teknik për më shumë se dy vite e gjysmë.

Komuna po planifikon të zgjerojë ambientet dhe të ndërtojë një kopsht të ri, në përpjekje për të përballuar këtë situatë. Megjithatë, Saneva shpreh shpresën që ministria të lejojë pranimin e stafit të ri për të përballuar mungesën. Në dy vitet e fundit, nuk është dhënë asnjë miratim për punësimin e stafit të nevojshëm.


“Fëmijët deri në një vjeç mund të jenë në një grup prej gjashtë deri në tetë fëmijë. Fëmijët mbi pesë vjeç mund të jenë në grupe me 20 fëmijë, por të vegjëlit kërkojnë kushte të veçanta dhe krevat fëmijësh, ku do të vendosen. Ne jemi absolutisht të pafuqishëm këtu që të bëjmë diçka më shumë dhe të rrisim numrin”, thotë Saneva.

Ndërkaq, komuna ka ripërshtatur një pjesë të shkollës regjionale në “Tri Çezma” për përdorim si kopsht, por ende nuk ka marrë lejet e nevojshme për hapjen e tij. Saneva shpreson që punët të përfundojnë deri në shtator, për të mundësuar kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore në këtë objekt të ri.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori