LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa uron fillimin e Javën e Krenarisë në Kosovë, në mbështetje të komunitetit LGBT+

Dua Lipa uron fillimin e Javën e Krenarisë në Kosovë, në mbështetje të komunitetit LGBT+

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBT+ në Kosovë në nisjen e Javës së Krenarisë që fillon këtë të hënë më 3 qershor. Kjo javë është një ngjarje e rëndësishme për të festuar dhe përkrahur të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBT+ në vend.

Dua Lipa, e cila është njohur për qëndrimet e saj të hapura dhe mbështetjen për barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, ka bërë një urim të veçantë në rrjetet sociale. “Urime Muajin e Krenarisë Kosovë”, shkroi ajo në InstaStory, ku ndau me ndjekësit rrëfimet e katër artistëve queer në Kosovë, të bëra në platformën e saj Serivce95 vitin e kaluar.


Këto rrëfime shërbejnë si dëshmi e fuqisë së shprehjes personale dhe lutjes për pranim në një shoqëri që ende po mëson të pranojë dhe nderojë diversitetin në të gjitha format e tij.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Java e Krenarisë në Prishtinë është një seri aktivitetesh dhe ngjarjesh që synojnë të ngritin ndërgjegjësimin dhe të nderojnë komunitetin LGBT+ në Kosovë.

Javën e Krenarisë këtë vit zhvillohet nën moton “Kemi qenë dhe do t’jemi”, një shprehje e vendosmërisë dhe krenarisë së komunitetit për identitetin dhe historinë e tyre.

Dua Lipa, me zërin e saj ndikues dhe platformën ndërkombëtare, po kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut dhe në mbështetjen e komunitetit LGBT+ në Kosovë. Mbështetja e saj dhe e shumë të tjerëve është një hap drejt një shoqërie më inkluzive dhe të hapur në Kosovë dhe më gjerë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun

Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun

Magazina
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Magazina
U raportua se nuk flasin dhe se Mozzik ia bëri ‘unfollow’ – Efi sqaron të vërtetën për raportin me reperin

U raportua se nuk flasin dhe se Mozzik ia bëri ‘unfollow’ – Efi sqaron të vërtetën për raportin me reperin

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Magazina
Kalo në kategori