LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna masive në Ohajo të SHBA-së, një i vdekur dhe 25 të plagosur

Të shtëna masive në Ohajo të SHBA-së, një i vdekur dhe 25 të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në shtetin amerikan të Ohajos.

Bëhet e ditur se të shtënat kanë ndodhur pak pas mesnatës, saktësisht në qytetin e Akronit.

Në vendngjarje, oficerët kanë zbuluar dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë.


Mirëpo, deri më tani nuk është arrestuar askush, apo identifikuar si i dyshuar. Megjithatë, policia lokale ka njoftuar se një hetim në lidhje me rastin është duke u zhvilluar, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, të paktën 25 persona janë qëlluar, një prej të cilëve ka vdekur.

Shumë prej të lënduarve nuk janë në rrezik për jetë, por disa janë “në gjendje më të rëndë”.

Kryetari i bashkisë së Akronit, Shammas Malik dhe shefi i policisë Brian Harding, më vonë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke premtuar se do të “sjellin përgjegjësit para drejtësisë”.

“Me më shumë se dy duzina viktima, dhimbja dhe trauma jehonë në të gjithë Akronin sot, ndërsa ne kërkojmë përgjigje”, thuhej në deklaratë.

Gjithashtu, ata kërkuan nga kushdo që ka informacion në lidhje me të shtënat që të bashkëpunojnë me autoritetet.

“Ne kemi nevojë që ju të flisni për të parandaluar dhunën dhe hakmarrjen e mëtejshme”, shton deklarata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Azia
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Amerika
Kalo në kategori