LAJMI I FUNDIT:

Meksikanët votojnë në zgjedhje të lënë në hije nga sulmet e dhunshme

Meksikanët votojnë në zgjedhje të lënë në hije nga sulmet e dhunshme

Meksikanët ia kanë mësyrë kutive të votimit sot në zgjedhje që është pothuajse e sigurt se do të zgjidhet presidentja e parë femër e vendit.

Si kandidatja kryesore, Claudia Sheinbaum, dhe rivalja e saj kryesore, Xóchitl Gálvez, janë shumë përpara në sondazhet ndaj kandidatit të vetëm mashkull, Jorge Álvarez Máynez, transmeton Telegrafi.

Votuesit do të zgjedhin gjithashtu të gjithë anëtarët e Kongresit të Meksikës dhe guvernatorët në tetë shtete, si dhe kreun e qeverisë së qytetit të Mexico Cityt.


Fushata është lënë në hije nga sulmet e dhunshme, të cilat kanë rezultuar në vrasjen e më shumë se 20 kandidatëve vendas në të gjithë Meksikën.

Sheinbaum, një shkencëtare 61-vjeçare që shërbeu si kryebashkiake e Mexico City nga 2018 deri në 2023, ka mbështetjen e presidentit në largim, Andres Manuel Lopez Obrador.

López Obrador, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2018, nuk mund të kandidojë përsëri për postin e lartë pasi sipas kushtetutës së Meksikës presidentët janë të kufizuar në një mandat të vetëm gjashtëvjeçar. /Telegrafi/