LAJMI I FUNDIT:

Doku.Tech nis dekadën e dytë me diskutime për të ardhmen digjitale

Doku.Tech nis dekadën e dytë me diskutime për të ardhmen digjitale

Aktivitete të shumta do të mbahen gjatë dy ditëve në kuadër të edicionit të 11-të të DOKU.TECH.

Festivali më i madh dedikuar teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH ka nisur udhëtimin e tij të sivjetmë në kërkim të përgjigjeve se si do të jetë e ardhmja teknologjike dhe si mund të jemi në hap me zhvillimet e shumta që po ndodhin në këtë fushë. Siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale janë veç dy prej pikave rreth të cilave është përpiluar programi i sivjetmë.

Prishtinë, 1 qershor – Teknologjia është kryefjala e çdo edicioni të DOKU.TECH. Bënë bashkë njerëz të moshave të ndryshme që duan të eksplorojnë më shumë këtë fushë të pashtershme e çdo herë në zhvillim. Me dhjetëra njerëz ka mbledhur edhe për edicionin e sivjetmë që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Abetare Gojani

Abetare Gojani, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit IPKO, organizatës prapa organizimit të DOKU.TECH ka thënë se këtë vit gjersa nisin dekadën e re të DOKU.TECH, po reflektojnë mbi zhvillimet teknologjike por edhe mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri.

“Ne e kuptojmë që teknologjia nuk është vetëm për programet softuerike, por është edhe për njerëzit, kulturën dhe mënyrën se si mund të shfrytëzojmë inovacionin në të mirë të jetës tonë”, ka thënë ajo.

Planet për të ardhmen e Festivalit janë të qarta.  Ajo ka theksuar se do punojnë në fuqizimin e rinisë në vend dhe në shndërrimin e Kosovës në qendër të inovacionit teknologjik në Evropë.

“Gjatë këtyre dy ditëve të DOKU.TECH, ftojmë të gjithë, që së bashku të shohin se si mund të përdorim teknologjinë, jo vetëm për të përmbushur kërkesat që mund të ketë shoqëria në të ardhmen por edhe për t’i dhënë formë të ardhmes.

Në anën tjetër, Kushtrim Xhakli, kuratori i DOKU.TECH ka thënë se përmes këtij festivali mundohen që publikun kosovar ta informojnë për zhvillimet më të fundit të teknologjisë, duke i mundësuar rinisë që të jetë në hap me vendet e tjera.

“Për çdo vit ne sjellim njerëzit të ndryshëm, që publiku të kenë mundësi që nga njohës dhe pionierët e kësaj fushë të mësojë se si teknologjia po ka ndikim në jetët tona”, ka thënë ai. Ka theksuar ndikim e  teknologjisë edhe në zhvillimin e Kosovë. Sipas tij teknologjia dhe zhvillimet e saj duhet të jenë edhe në krye të agjendave shtetërore.

Ky edicioni i DOKU.TECH ka bërë bashkë folës që njihen për vizionin e tyre dhe kontributin në fushat përkatëse. Folësit kanë biseduar në lidhje me trendët më të fundit sa i përket teknologjisë, inovacionit, sigurisë kibernetike e përfaqësimit gjinor në botën virtuale. Shkumbin Hamiti, Sara Milenkovska, Ida Tin dhe Mikko Hyppönen, janë folësit e këtij edicioni.

Mikko Hyppönen: Tani është koha që të punojmë që IA-ja të jetë në linjë me interesat tona

Mikko Hyppönen

Mikko Hyppönen, njohësi i sigurisë kibernetike, ka thënë se ka vite që kemi pritur zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe tani për momentin po ndodhin zhvillimet më të mëdha në këtë fushë dhe njerëzit sado që mundohen nuk mund të jenë në hap me të gjitha ndryshimet.

“Dhe nëse pyesim vetëm se pse na është dashur kaq shumë për të arritur deri në këtë moment është se shumica e materialeve ishin të shtypur në letër. Na është dashur që të kthejmë gjithë njohurinë tonë nga letra në të dhëna digjitale. Pra tani të gjitha njohurit që i ka njerëzimi tani janë të dhëna digjitale, gjithçka që kemi zbuluar, dokumentuar, gjithçka është e dhënë digjitale”, ka thënë ai.

Tutje ka shtuar se inteligjenca artificiale është fuqi dhe kushdo që e kontrollon atë e ka në duar botën prandaj sipas tij, tani është koha që të punohet që kjo fuqi të mos kalojë në duar të gabuara.

“Besoj se ne do të mund të krijojmë makina teknologjike që do të jenë më të mençura se ne, në gjithçka që mund të bëjmë por nuk e di se kur do të ndodh kjo. Megjithatë, e vetmja mënyrë që ne të sigurohemi që këto zhvillime teknologjike do jenë në linjë me interesat tona nënkupton që ne duhet të punojmë që tani dhe kjo është një nga sfidat me të cilat po përballemi”, ka thënë ai.

Ida Tin: Duhet të shfrytëzojmë teknologjinë në të mirë të shëndetit të grave

Ida Tin

Folësja tjetër e këtij edicioni, Ida Tin bashkëthemeluese dhe drejtore e “Clue”, aplikacionit për gra që ka mbi 10 milion përdorues aktiv në më shumë se 190 vende, ka diskutuar më shumë për termin: “Femtech” (Gratë në teknologji)

Ka theksuar rëndësinë që kanë të dhënat shëndetësore në lidhje me gratë dhe ciklin e tyre menstrual. Sipas saj, duhet punuar sa më shumë në këtë fushë pasi që “FemTech” nuk është vetëm për gratë.

“Është në duar tona që të shfrytëzojmë teknologjinë në të mirë të shëndetit të grave pasi që nga kjo do të përfitojmë të gjithë. Kemi nevojë që të gjithë të punojmë në këtë drejtim. Prandaj nuk dua të them aplikacione të realizuara nga gratë për gratë por realizuar nga një grup divers njerëzish për botën”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se kushdo që është duke u marrë me FemTech, nuk i ka kundërshtarë kompanitë e tjera që punojnë në këtë fushë.

“Kundërshtari i juaj në fakt është panjohuria e botës, mos dija se sa shumë kemi nevojë për Femtech. Prandaj bashkohuni dhe punoni sa më shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

Shkumbin Hamiti: Duhet menduar mënyra të reja të krijimit të rrjetit dhe integrimit të tij

Në anën tjetër Shkumbin Hamiti i cili ka 26 vite që është pjesë e kompanisë Nokia dhe ishte pjesë e disa prej zhvillimeve më të rëndësishme brenda industrisë së telefonisë mobile, ka thënë se bota teknologjike po mëson nga njerëzit gjithçka që është bërë deri më tani dhe bashkë me inteligjencën artificiale njerëzimi do të jetë në gjendje të arrijmë më shumë.

Hamiti ka treguar se duhet punuar në rregullimin e legjislacionit, ofrimin e qasjes në zhvillimet teknologjike për të gjithë pasi që ka teknologji e zhvillime që nuk janë të qasshme nga vende të tjera dhe në sigurimin e të dhënave dhe ruajtjen e privatësisë.

Hamiti, po ashtu ka thënë se duhet menduar mënyra të reja të krijimit të rrjetit dhe integrimit të tij veçanërisht tani kur interneti ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetët tona. Rrjetet e programueshme është veç një nga pikat për të cilat bisedoi.

“Në të ardhmen e afërme zhvilluesit e aplikacioneve do të kenë mundësinë që vet të bëjnë programimin e rrjeteve dhe kjo do të ndikojë jashtëzakonisht në punën e tyre”, ka thënë ai.

Hamiti u lind në Prishtinë dhe vazhdoi studimet në Zagreb e më pas në Bangkok. Në Finlandë u zhvendos në vitin 1996 dhe atje jeton edhe sot.

Ai gjatë fjalimit të tij, theksoi se zhvillimi i rrjeteve është jashtëzakonisht i rëndësishme dhe fundamental për zhvillimin e shoqërisë. “Rrjeti i rrjeteve”, është termi që ka përdorur për atë se si do të jetë dhe si do të funksionojë interneti në të ardhmen. Madje sipas tij në 2028, interneti do të jetë në gjendje që të detektojë se sa njerëz janë në një hapësirë dhe sa internet u duhet të njëjtëve në mënyrë që ata të mos kenë probleme me internetin.

Sara Milenkovska: Vetëm së bashku mund të ndalim dhunën gjinore në sferën digjitale

Sara Milenkovska

Folësja e fundit e këtij edicioni, Sara Milenkovska ka biseduar në lidhje me atë se si duhet vepruar përballë dhunës gjinore në sferën digjitale.

“Kur kemi dhunë gjinore në sferën digjitale është shumë e rëndësishme që të mos i ri-viktimizojmë ata që kanë qenë viktima në këtë rast”, ka thënë ajo.

Ka theksuar se fillimisht duhet bërë më shumë për të kuptuar si ndodh dhuna gjinore në sferën digjitale dhe çfarë mund të bëjë komuniteti për këtë por edhe vet shteti. Ka treguar edhe për praktika që po bëhen në këtë drejtim në Maqedoninë Veriore.

“Dhuna gjinore në sferën digjitale nuk ka të bëjë vetëm me kulturë, ose patriarkatin por edhe më mënyrën se si disa gjëra janë realizuar prandaj duhet punuar edhe në këtë drejtim”, ka shtuar ajo. Sipas saj për të ndaluar një dukuri të tillë duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

Milenkovska është bashkëthemeluese e “Stella Network” që si fokus ka barazinë gjinore. Puna e saj përqendrohet në pabarazinë sistematike, duke eksploruar ndërseksionalitetin, kundërshtimin e lëvizjeve anti-gjinore dhe amplifikimin e zërave të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht përballë dhunës gjinore në sferën digjitale. Si menaxhuese e “Stella Network” ajo ka realizuar iniciativa të ndryshme përmes të cilave u ka ofruar trajnim dhe mbështetje grave dhe vajzave.

Aktivitete të ndryshme janë duke u mbajtur gjatë kësaj ditë në Pallatin  e Rinisë në kuadër të këtij edicioni. Ekspozitë, shfaqje filmash e punëtori të shumta me tema të ndryshme janë veç disa prej tyre. Hyrja në Festival është falas. Ky edicion përfundon të dielën.

Në trend Teknologji

Më shumë
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Teknologji
Bill Gates e konfirmon se ende përdor Android dhe jo iPhone

Bill Gates e konfirmon se ende përdor Android dhe jo iPhone

Teknologji
Kalo në kategori