Shoqëria civile po vazhdon të kërkojë nga qeveria që të rikthejë edhe njëherë në diskutim publik nevojën për inicimin e një ligji të punës krejtësisht të ri. Sipas OJQ-ve dhe sindikatave, veçanërisht duhet të trajtohet çështja e pushimit të lehonisë.
Ligji i punës ka nevojë të ndryshojë, pasi ka shumë mangësi, thonë organizatat e shoqërisë civile dhe sindikatat e punëtorëve, derisa theksojnë se çështja bazë që duhet të adresohet në këtë ligj, është ajo e pushimit të lehonisë.
Sindikalistët theksojnë se si pasojë e mangësive në Ligjin e Punës, po pësojnë sidomos punëtorët e sektorit privat.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Radio Kosovën se kategoria që përballet me më së shumti me vështirësi në tregun e punës janë gratë.
“Më shumë se 70 për qind e rasteve të grave që shkojnë në pushim të lindjes, nuk paguhen nga pronarët e kompanive. Është normale që kjo është një barrë shumë e madhe edhe për kompanitë e sektorit privat, kur dihet se tani jemi në një gjendje të rëndë ekonomike. Kemi bërë veprime sindikale edhe për gjëra më elementare, te çështja e pagës, te çështja e marrëveshjes kolektive, e gjykatës së punës ë shumë të tjera. Kemi tentuar që të ndryshojmë këtë gjendje, por të gjitha kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër nga kjo qeveri. Por, çfarë mund të bëhet kur ne nuk jemi ata që mund të japim ide, pasi nuk duan të komunikojnë me ne”, tha Azemi.
Albesa Humolli nga KDI, ditë më parë ka thënë se modeli aktual i pagesës së pushimit të lehonisë ka shfaqur probleme që nga fillimi i zbatimit të këtij ligji.
Ajo theksoi se në tregun e punës janë diskriminuar gratë, pasi shumë biznese e kanë të pamundur të mbulojnë obligimin e pagesës së pushimit të lehonisë.
“Për t’i ikur këtij detyrimi ligjor, shpesh femrat janë diskriminuar në punësim, apo edhe kur janë punësuar, kontratat e punës për gratë kanë qenë me kohë të kufizuar apo edhe më keq, kontrata i është shkëputur gjatë periudhës së shtatzënisë. Propozimi konkret që gjen përkrahjen e KDI-së, por edhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile, është modeli i pagesës ku barra e pagesës së pushimit të lehonisë i bie drejtpërdrejt qeverisë, duke marrë përsipër që të paguajë gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë, ndërsa punëdhënësit t’i takojë tre mujori vijues”, shtoi Humolli.
Edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, në vazhdimësi kanë theksuar se kjo do të ndikonte në rritjen e punësimit të grave në Kosovë.
Qeveria këtë vit e ka larguar këtë ligj nga programi i saj legjislativ pa dhënë ndonjë shpjegim zyrtar.
Iniciativa e parë për ndryshimin e ligjit kishte ardhur në fillim të vitit 2012.
Ligji i Punës rregullon dhe prek marrëdhënien e punës për rreth 370 mijë punëtorë në tregun e punës në Kosovë, prej të cilëve rreth 140 mijë janë gra dhe vajza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje