LAJMI I FUNDIT:

Anthony Martial ka tri oferta të mëdha në tavolinë pas largimit nga Man United

Anthony Martial ka tri oferta të mëdha në tavolinë pas largimit nga Man United

Anthony Martial tashmë ka tri oferta në tavolinë vetëm disa ditë pasi i dha lamtumirën Manchester Unitedit.

Më herët gjatë kësaj jave, Martial konfirmoi se ai do të largohet nga Unitedi këtë verë pas skadimit të kontratës së tij, duke i dhënë fund aventurës nëntëvjeçare në ‘Old Trafford’.

Paraqitja e fundit e francezit me fanellën e ‘Djajve të Kuq’ erdhi më 9 dhjetor të vitit 2023, në humbjen me rezultat 3-0 ndaj Bournemouthit.


Martiali iu bashkua Unitedit nga Monaco në shtator të vitit 2015 për 36 milionë euro dhe shënoi 90 gola përgjatë 317 ndeshjeve të luajtura në të gjitha garat, duke fituar Carabao Cup, FA Cup dhe Ligën e Evropës.

Dybala tregon se si ishte afër lëvizjes te Man Utd dhe si vendosi të mos shkojë
Lexo po ashtu Dybala tregon se si ishte afër lëvizjes te Man Utd dhe si vendosi të mos shkojë

Sky Sports ka raportuar se Marseille, Besiktas dhe Lyoni, janë tri klube të cilat kanë shprehur interesim për shërbimet e Martial.

Martial dështoi që të qëndrojë i shëndetshëm, pasi është paraqitur në vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier sezonin që lamë pas për shkak të një serie lëndimesh.

“Po iu shkruaj me një emocion të madh sot për të iu thënë lamtumirë. Pas nëntë viteve të jashtëzakonshme në klub, ka ardhur koha për mua që të shfletoj një faqe të re në karrierën time”.

“Manchester United do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Ky klub ka lënë shenja në karrierën time dhe më ka dhuruar mua një mundësi të jashtëzakonshme për të luajtur përballë jush”, ka thënë Martial pasi njoftoi njoftimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Kalo në kategori