LAJMI I FUNDIT:

Norvegjezi pagoi për të shikuar bukuroshe në OnlyFans – nuk mund të besonte se kush iu shfaq para kamerave

Norvegjezi pagoi për të shikuar bukuroshe në OnlyFans – nuk mund të besonte se kush iu shfaq para kamerave

Deri tani, duhet të keni dëgjuar për platformën e të rriturve OnlyFans, e cila është shumë e popullarizuar në mesin e adhuruesve të pornografisë.

E imagjinoni dot reagimin kur shihni një fytyrë të famshme në një faqe të tillë? Ndoshta edhe dikush nga shtëpia juaj?!


Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një burri norvegjez, i cili kaloi muaj duke shijuar përmbajtjen e ofruar – dhe të paguar – nga një vajzë e nxehtë.

Ai pagoi për vajzës pasi ia rekomandoi një mik dhe më pas u trondit kur kuptoi se ishte vajza e tij 23-vjeçare.

I shqetësuar nga zbulimi, burri nuk mundi të vinte në vete dhe mendoi të kryente vetëvrasje. Ai i kërkoi ndihmë psikologes Tona Halldorsen.

“Pothuajse e shkatërroi marrëdhënien e tyre. Mendimi i babait për të bërë diçka seksuale me vajzën e tij e bëri atë të sëmurë fizikisht. Trupi i saj u bë burim fantazish – dhe tradhtie”, shpjegoi ajo.

Psikologja Tona Halldorsen

Haldorsen punon si seksologe dhe këshilltare për marrëdhënie/martesa dhe zbulon se burri e admironte trupin e vajzës për muaj të tërë para se të dilte e vërteta.

Ai shpjegoi se nuk e kishte parë kurrë fytyrën e saj sepse ishte e fshehur. Gjithashtu, ai kurrë nuk e kishte parë vajzën e tij të zhveshur, kështu që nuk mund ta njihte, raporton dailymail.

Kur edhe vajza ishte e ftuar në psikoterapi, e pavetëdijshme për atë që kishte ndodhur, ajo ndjeu një prekje neverie.

“Ishte edhe më e vështirë që babai po i bënte të gjitha këto pas shpinës së gruas së tij, domethënë nënës së saj”, shtoi Haldorsen.

Me sa di ajo, babai është ende i martuar, ndërsa gruaja nuk ka dijeni për ngjarjen. Pas këshillimit, marrëdhënia me vajzën u përmirësua dhe tani ata po ecin mirë.

Vajza ka ende një llogari në OnlyFans dhe së bashku me babanë lejoi publikimin e historisë për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e përdorimit të profileve anonime. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Interesante
Një 'rreth misterioz fluturues' shfaqet në qiell mbi një qytet të Kinës – ekspertët tregojnë dy shkaqet e mundshme

Një 'rreth misterioz fluturues' shfaqet në qiell mbi një qytet të Kinës – ekspertët tregojnë dy shkaqet e mundshme

Interesante
Fotografi unike: 14 momente që ‘nuk mund të përsëriten më’!

Fotografi unike: 14 momente që ‘nuk mund të përsëriten më’!

Interesante
Trendi i TikTokut ku të rinjtë u kërkojnë prindërve të vallëzojnë si në vitet e 80-ta, pamjet bëhen virale

Trendi i TikTokut ku të rinjtë u kërkojnë prindërve të vallëzojnë si në vitet e 80-ta, pamjet bëhen virale

Fun
Pyetja është e thjeshtë: Sa rrathë shihni këtu?

Pyetja është e thjeshtë: Sa rrathë shihni këtu?

Interesante
SHBA goditet nga vala e të nxehtit, shkrihet statuja prej dyllit e Abraham Lincoln në Washington

SHBA goditet nga vala e të nxehtit, shkrihet statuja prej dyllit e Abraham Lincoln në Washington

Interesante
Kalo në kategori