LAJMI I FUNDIT:

Amerikanit iu hoq patenta shoferi – shikoni si u shfaq në gjyq

Amerikanit iu hoq patenta shoferi – shikoni si u shfaq në gjyq

Banorit të Michiganit, Corey Harris, të cilit iu hoq licenca, iu kërkua të paraqitej në një seancë të planifikuar dhe iu dha leja për ta bërë këtë nëpërmjet Zoom.

Gjykatësi i qarkut Washtenaw, Cedric Simpson, ishte në anën tjetër të video-telefonatës kur Harris u shfaq – duke drejtuar një veturë.


Historia gazmore ndodhi më 15 maj dhe gjyqtari Simpson nuk mund ta fshihte tronditjen e tij.

“A po vozisni?”, pyeti gjyqtari.

“Unë jam vetëm duke parkuar, pasi kam ardhur për të parë mjekun. Vetëm një moment”, u përgjigj Harris.

Pati një pushim të shkurtër, kur avokatja mbrojtëse Natalie Pate kërkoi që seanca të shtyhej për dy deri në katër javë.

“Mirë, ndoshta nuk e kuptoj situatën. Këtu kemi një njeri që drejton, të cilit i është hequr patenta”, ia ktheu gjyqtari i hutuar.

Avokati duhej të konfirmonte fjalët e tij.

“Po shikoj dosjen. Ai nuk ka licencë. Ia hoqën, dhe ai drejton”, vazhdoi gjyqtari.

Më pas ai shikoi nëpër sallën e gjyqit me një shprehje mosbesimi. Harris ishte në një video telefonatë gjatë gjithë kohës duke parë se çfarë po ndodhte.

Simpson dërgoi një urdhër që Harris të ndalohej po atë ditë dhe ai arriti të thoshte vetëm “Oh Zoti im”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas, ndërsa përfaqësuesi i gjykatës dhe avokati mbrojtës nuk kanë dashur të komentojnë çështjen në pritje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Toka

Toka "gëlltit" qendrën e një fushe sportive në Illinois - kapet momenti dramatik

Interesante
Një 'rreth misterioz fluturues' shfaqet në qiell mbi një qytet të Kinës – ekspertët tregojnë dy shkaqet e mundshme

Një 'rreth misterioz fluturues' shfaqet në qiell mbi një qytet të Kinës – ekspertët tregojnë dy shkaqet e mundshme

Interesante
I besoi navigacionit, qytetari serb përfundon me veturë shkallëve të një lagjeje të Ulqinit - pamjet bëhen virale

I besoi navigacionit, qytetari serb përfundon me veturë shkallëve të një lagjeje të Ulqinit - pamjet bëhen virale

Fun
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Interesante
Sot ishte dita më e gjatë e verës

Sot ishte dita më e gjatë e verës

Interesante
Thesi

Thesi

Kalo në kategori