LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i martesave në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i martesave në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i lindjeve është 3632 fëmijë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri është zvogëluar për 0.7 për qind.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i personave të vdekur ka qenë 5199, nga të cilët 8 foshnje, që shënon ulje prej 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shtimi natyror është negativ, respektivisht 1567, që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.


Numri i martesave në tremujorin e parë nga viti 2024 është rritur për 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2488 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 597 raporte për divorce.

Më së shumti martesa janë lidhur në Shkup, 617 nga të cilat 123 në Çair, 85 në Saraj, 80 në Gazi Babë, 50 në Karposh, Kisella Vodë dhe Butel… Në brendinë e vendit më së shumti martesa janë regjistruar në Likovë 123, pastaj Kumanovë 92, Zhelinë 73, Kërçovë 72, Manastir dhe Vrapçisht 68, Veles 66, Gostivar 65, Bogovinë 60. Asnjë martesë nuk është lidhur në Debërc, Novaci dhe Vevçan.

Nga divorcet e regjistruara 87 janë në Shkup, 44 në Veles, 37 në Kumanovë, 19 në Gjevgjeli, 18 në Manastir.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori