LAJMI I FUNDIT:

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

E.R., është dënuar me 14 vjet burgim dhe tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vjet burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren. Siç bëhet e ditur në njoftim për Sh.K është veçuar procedura.

Në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të “Dhunimit” dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.


Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë
Lexo po ashtu Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë

“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Dyshimet rreth dhunimit të një femre nga pesë persona në Prishtinë, Prokuroria bën të ditur se viktima ishte e mitur
Lexo po ashtu Dyshimet rreth dhunimit të një femre nga pesë persona në Prishtinë, Prokuroria bën të ditur se viktima ishte e mitur

I akuzuari E.R  është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Në njoftim tutje thuhet se pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori