LAJMI I FUNDIT:

Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit

Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit

Europcar, një lider global në shërbimet e rentës së makinave shënon 20 vjetorin e operimit në Kosovë. Gjatë dy dekadave të fundit, Europcar ka krijuar një reputacion te qindra mijëra klientë që i ka shërbyer përmes ofrimin të shërbimit të jashtëzakonshëm, ku dhe ka krijuar një flotë të larmishme automjetesh dhe zgjidhje inovative të lëvizshmërisë.

Që nga themelimi i tij në 2004 nga kryeshefi ekzekutiv në Kosovë, Blerim Shkodra, Europcar është rritur në mënyrë eksponenciale, duke u shërbyer miliona klientëve çdo vit e më shumë. Suksesi i kompanisë është i vendosur në përkushtimin e saj ndaj cilësisë, qëndrueshmërisë dhe kënaqësisë së klientit.



Europcar në Kosovë posedon 2 lokacione, në Aeroportin e Prishtinës dhe në Dardani afër kompleksit Dardha. Rezervimi i makinave mund të bëhet edhe online përmes webfaqes – www.europcar-ks.com

Europcar tashmë është një emër që rrëfen rrugëtimin e tyre dhe premton shumë për të ardhmen në Kosovë, me një staf me përvojë që nevojat e klientit i ka gjithmonë prioritet. Përgjatë këtyre 20 viteve Europcar ka arritur të vendosë një kriter të ri të cilësisë në industrinë e rentës në Kosovë, dhe si lider, është vazhdimisht në kërkim të përsosshmërisë dhe avansimit të shërbimit në tregun Kosovar. 

Për më shumë info ndiqini në rrjetet sociale:

Facebook: Europcar Kosova

Instagram: Europcar Kosova 

Nr. Tel: 044 116 746

E-mail: info@europcar-ks.com