Dogana e Kosovës më 7 mars të këtij viti kishte shpallur konkursin për rekrutimin e oficerëve doganor.
Konkursi që ka qenë i hapur deri më 22 mars, kishte nxitur pakënaqësi tek qytetarët për shkak të kriterit të moshës që kishte parashtruar Dogana në këtë konkurs.
Pika 3 e këtij konkursi thoshte se aplikuesi duhet të jetë i moshës 18 deri në 30 vjeç.
E lidhur me këtë konkurs nga Dogana e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se procesi është transparent dhe po zhvillohet në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara.
“Konkursi për doganierë u shpall me 07.03.2024 për të gjithë aplikantët që përmbushin kriteret e përcaktuara në shpallje. Kriteri i moshës ka qenë një prej pikave të përmendura në konkurs, dhe është përfshirë me qëllim që të sigurohet një proces përzgjedhës sa më i drejtë dhe i balancuar sipas nevojave te Doganës”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës.
Stavileci tutje u shpreh për Telegrafin se gjatë periudhës së aplikimit kanë pranuar mbi 1 mijë e 300 aplikime.
“Gjatë periudhës së aplikimit, kemi pranuar një numër të madh aplikimesh. Numri i saktë i aplikantëve që kanë aplikuar për këtë konkurs ka qenë 1360. Ky interes i lartë tregon për nevojën dhe dëshirën e qytetarëve për të kontribuar në shërbimin doganor të Kosovës”, u shpreh Stavileci.
Ai më tej shtoi se procesi i përzgjedhjes është rigoroz dhe është duke u kryer nga një komision i posaçëm, duke marrë parasysh të gjitha kriteret dhe kërkesat e vendosura në konkurs.
“Në përfundim të këtij procesi, dogana do të bëj publik listën e kandidatëve që përmbushin të gjitha kërkesat dhe standardet e nevojshme për të qenë pjesë e e fazës së ardhshme. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve pritet të përfundojë javën e ardhshme”, tha Stavileci.
Ndryshe në shpalljen e konkursit tek përshkrimi i punës thuhet se “Oficerët doganor ushtrojnë kontrollin e mallrave, udhëtarëve, mjeteve, aeroplanëve, mbrojnë Kosovën nga kërcënimet e terrorizimit, kontrabandës, mashtrimit, krimit të organizuar dhe parandalojnë hyrjen e paligjshme të narkotikëve dhe mallrave të falsifikuara, duke zbatuar drejt udhëzimet ligjore dhe procedurat e parapara doganore, për të arritur misionin dhe objektivat e përcaktuara nga Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës funksionon 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Oficerët doganor punojnë me orare të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e natës, fundjavën, festat zyrtare dhe punën jashtë orarit, nëse është e nevojshme, në çdo vend në gjithë Kosovën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Ventoro Motors jep Vespa FALAS!

Lufta tregtare SHBA-Kinë: Si ndikon në tregun e Kosovës?

Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4