LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në Kanada: Kosova në NATO forcon paqen në rajon

Gërvalla në Kanada: Kosova në NATO forcon paqen në rajon

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, është pritur në takim nga senatori Peter Boehm, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Kanadasë, me të cilin ka biseduar rreth sigurisë dhe rëndësisë së anëtarësimit të Kosovës në NATO si çelës për sigurinë e rajonit.

Gërvalla theksoi se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë, duke përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe duke ofruar një mbështetje të qëndrueshme ndaj sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gërvalla falënderoi senatorin Boehm për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë ndaj Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.


Në takim u diskutua edhe mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve mike.

Të dy palët shprehën dëshirën për të zgjeruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, duke krijuar kushte të favorshme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. /Telegrafi/