Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do t’i mbështesin me 15 grante në vlerë 10 mijë euro, profesorët e universiteteve publike në Kosovë, të cilët aplikojnë hulumtimin në procesin e tyre të punës.
Për këtë mbështetje, ministrja Nagavci ka njoftuar se kanë hapur aplikimin për grantet që do t’u ndahen profesorëve.
Sipas ministres Nagavci, Ministria e Arsimit është e përkushtuar që ta rrisë prodhimin shkencor në Kosovë dhe për këtë ajo shprehet se kanë marrë një varg masash e veprimesh, duke synuar që ta bëjnë hulumtimin pjesë të kulturës së punës në universitetet publike.
“Të gjitha profesoreshat, të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike si staf akademik mund të fitojnë nga 10,000 euro grant për ta aplikuar hulumtimin në procesin e punës. Thirrja për aplikim në këto grante tashmë është publikuar, dhe qëndron e hapur deri sa të jepen 15 grante 10 mijë euro secili”, ka njoftuar ministrja Nagavci, transmeton Telegrafi.
Nagavci vlerëson se aplikimi i hulumtimit në mësimdhënie është mënyrë optimale për modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe për rritjen e konkurrueshmërisë me botën.
Ajo i ka ftuar profesorët e universiteteve publike në Kosovë që të aplikojnë për t’u mbështetur nga këto grante.
“Të dashur profesorë të universiteteve tona publike, ju ftoj të aplikoni me ide kreative dhe të guximshme për mësimdhënie të bazuar në hulumtim. Ju siguroj se 15 më të mirët prej jush do ta fitojnë grantin me 100% meritokraci”, u ka bërë ajo thirrje profesorëve.
Sipas konkursit “Grante për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtime”, të interesuarit duhet të aplikojnë në formën e aplikimit të konkursit, në gjuhën angleze, në email-in: projekte@hei25.org.
Sipas të dhënave, konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e numrit të granteve të ofruara gjatë vitit 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025