LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i Volkswagen: Të rishikohet ndalimi i automjeteve me naftë dhe benzinë!

Ish-drejtori i Volkswagen: Të rishikohet ndalimi i automjeteve me naftë dhe benzinë!

Tregu i veturave elektrike në Evropë po ftohet, veçanërisht në Gjermani.

Nuk ka më subvencione në tregun më të rëndësishëm evropian dhe shifrat e shitjeve nuk janë spektakolare.


“Klientët nuk reagojnë siç duhet. Të paktën jo me shumën që ishte parashikuar apo që politikanët i vendosën si synim”, thotë ish-kreu i Porsche dhe Volkswagen, Matthias Muller në një intervistë për N-TV.

Ish-menaxheri i VW ka gjithashtu një shpjegim se pse klientët ende po i shmangin automobilat elektrike.

Automjetet janë ende shumë të shtrenjta, por shumë prej tyre do të ndryshojnë në vitet e ardhshme. Përveç kësaj, opsionet e karikimit janë të kufizuara, dhe energjia elektrike është e shtrenjtë dhe shpesh jo miqësore me mjedisin.

Një arsye tjetër është diapazoni i shkurtër. Shoferi me naftë është mësuar të drejtojë 800 deri në 1000 kilometra në të gjitha kushtet e motit dhe të mbushë shpejt automjetin e tij.

Në këtë kontekst, Muller vë në pikëpyetje edhe ndalimin e propozuar të BE-së për motorët me djegie të brendshme. Sipas tij, të paktën në këtë pikë duhet të rihapet diskutimi për çështjen e rëndësishme të ndalimit. Fokusi kryesor duhet të jetë nëse hibridet dhe lëndët djegëse sintetike mund të jenë zgjidhja.

“Nuk është zgjidhje për 20 apo 30 vitet e ardhshme, por të paktën në periudhën tranzitore, për të mundësuar një tranzicion të qetë për klientët, mund të jetë një zgjidhje”, thotë qartë Muller. /Telegrafi/