LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i inteligjencës holandeze Dick Schoof, emërohet si kandidat për kryeministër

Ish-shefi i inteligjencës holandeze Dick Schoof, emërohet si kandidat për kryeministër

Pas 14 vjetësh Mark Rutte si kryeministër holandez, një ish-shef i inteligjencës është emëruar për ta zëvendësuar atë nga katër partitë që do të përbëjnë koalicionin e ri holandez.

Dick Schoof, 67 vjeç, tha se do të jetë kryeministër për të gjithë holandezët, jo vetëm për katër partitë që e zgjodhën atë.

“Për mua ky është një moment shumë intensiv, kurrë nuk do të prisja që të më kërkonin të qëndroja këtu”, u tha ai gazetarëve, transmeton Telegrafi.


Populisti anti-islamik Geert Wilders fitoi zgjedhjet holandeze nëntorin e kaluar dhe përfundimisht arriti në një marrëveshje koalicioni me tre parti të tjera, pasi ra dakord të mos kandidonte për postin e lartë.

Sipas marrëveshjes prej 25 faqesh, Partia e Lirisë së Wilders dhe tre liderët e tjerë në koalicionin e tij ranë dakord se do të qëndronin në parlament jashtë kabinetit, ndërsa rreth gjysma e ministrave do të zgjidheshin nga jashtë politikës.

Ata kanë premtuar “regjimin më të rreptë të azilit” si dhe kontrolle më të ashpra ndaj emigrantëve dhe studentëve ndërkombëtarë, dhe kufizime të rrepta për bashkimet familjare për refugjatët.

Wilders kishte braktisur tashmë disa nga planet e partisë së tij, si ndalimi i Kuranit, përpara zgjedhjeve, por ai qëndroi i vendosur në disa nga politikat e tij të imigracionit, të cilat do të shkaktojnë fërkime me disa nga partnerët e Holandës në BE.

Dick Schoof e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në shërbimin civil dhe aktualisht është zyrtari më i lartë në ministrinë e Drejtësisë.

Ai dikur drejtoi shërbimin e sigurisë së brendshme të Holandës, AIVD, si dhe agjencinë kundër terrorizmit dhe shërbimin e imigracionit.

Ai tha se fokusi i tij në sundimin e ligjit do ta ndihmonte atë të qeverisë Holandën. Përvoja e tij në ministrinë e Drejtësisë mund ta ndihmojë gjithashtu atë të lundrojë në disa nga ambiciet më të mëdha të koalicionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori