LAJMI I FUNDIT:

Redaktori i Telegrafit, Butrint Avdyli nderohet me çmimin e medias nga Platforma Kosovare e Ndërtimit të Besimit

Redaktori i Telegrafit, Butrint Avdyli nderohet me çmimin e medias nga Platforma Kosovare e Ndërtimit të Besimit

Platforma Kosovare e Ndërtimit të Besimit e cila funksionon në kuadër të UNMIK-ut, ka ndarë çmimet vjetore për ndërtim të besimit, ku tre ndërtues të besimit janë nderuar për angazhimin e tyre në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë.

Në mesin e të shpërblyerve ishte edhe redaktori i Telegrafit, Butrint Avdyli, i cili fitoi çmimin e medias.

Përveç tij me çmime u nderuar edhe Agron Rexhepi aktivist dhe Fondacioni IPKO.


Të tre këta u vlerësuan si frymëzues dhe udhëheqës të arritjeve të ndërtimit të besimit në shoqërinë kosovare.

Pranimi i çmimit nga Butrint Avdyli – Redaktor i Telegrafi.com

Në fjalën e saj shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh theksoi rëndësinë e këtyre ndërtuesve të besimit për shoqërinë kosovare, duke i cilësuar ata si shembuj frymëzimi për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme

“Ata janë shembuj frymëzimi që udhëheqin gjeneratat e sotme dhe të ardhshme, nxitur një shoqëri të gjallë, multietnike dhe të përfshirë. Në kohë të ngarkuara me mosmarrëveshje dhe retorikë ndarëse, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona në promovimin e dialogut, komunikimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve,” tha Ziadeh.

Përveç kësaj, ajo bëri të ditur se pas Forumit të Ndërtimit të Besimit të OKB-së në Kosovë, mbajtur në nëntor 2023, UNMIK tani mbështet organizatat jo-qeveritare, mediat dhe institucionet në zbatimin e 27 rekomandimeve të ndërtimit të besimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë sundimin e ligjit, të drejtat e gjuhës, pjesëmarrjen, median, mjedisin dhe përmirësimin ekonomik.

Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve u mbajt në qendrën Barabar në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori