LAJMI I FUNDIT:

Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Në fabrikat e BMW-së “patrullojnë” qentë robotikë që kujdesen për sigurinë e punëtorëve dhe makinerive.

Katër qentë robotikë janë futur në procesin e prodhimit të fabrikës Hams Hall në Britaninë e Madhe, transmetyon Telegrafi.

Ata janë bërë nga Boston Dynamics, e njëjta kompani që prodhon robotë humanoidë për ushtrinë amerikane.


Kompania tani është në pronësi të Hyundai, dhe ky bashkëpunim erdhi me iniciativën e BMW, transmeton Telegrafi.

Qentë robotë përdoren për të monitoruar zonën e fabrikës. Ata janë të pajisur me sensorë dhe kamera përmes të cilave mund të zbulojnë mbinxehjen e makinerive dhe rrjedhjen e gazrave industriale, përfshirë ajrin e kompresuar.

Nga BMW nuk përmendin monitorimin e atmosferës së punës dhe vetë efektin, ndaj besohet se këta robotë janë aty vetëm për sigurinë e punëtorëve.

Edhe pse pak rrëqethëse, veçanërisht për adhuruesit e fantashkencës dhe veprave si Fahrenheit 451, këta robotë quhen SpOTTO, si një aluzion për dy persona.

I pari është Gustav Otto, një nga themeluesit e BMW, dhe i dyti është Nikolaus, djali i tij dhe shpikësi i motorit me djegie të brendshme me katër goditje.

SpoTTO zbulon situata të rrezikshme dhe mund të ngjisë shkallët. Mund të ketë më shumë punë për të në të ardhmen, duke përfshirë leximin e kontrolleve analoge. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike

Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike "të parkojnë në tokë më të lartë" gjatë uraganit Helene

Auto
BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

Auto
Një motoçiklist në Gjermani ‘ka grumbulluar’ 17 mijë euro gjoba gjatë verës – pasi ‘deshi të tallej me radarin’, që e regjistroi 15 herë

Një motoçiklist në Gjermani ‘ka grumbulluar’ 17 mijë euro gjoba gjatë verës – pasi ‘deshi të tallej me radarin’, që e regjistroi 15 herë

Auto
Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Auto
Macron do të takohet me Elon Musk-un në Paris për të biseduar për investimet e Tesla-s

Macron do të takohet me Elon Musk-un në Paris për të biseduar për investimet e Tesla-s

Auto
Skoda do të shkurtojë 3,000 vende pune nëse ligji 'Euro 7' do të zbatohej në formën aktuale

Skoda do të shkurtojë 3,000 vende pune nëse ligji 'Euro 7' do të zbatohej në formën aktuale

Kalo në kategori