LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shpëtim Duro merr drejtimin e FC Suharekës

Zyrtare: Shpëtim Duro merr drejtimin e FC Suharekës

Shpëtim Duro do të jetë trajner i ri i FC Suharekës, me klubin e ngjitur në elitën e futbollit kosovar që ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me timonierin e njohur.

Telegrafi ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për marrëveshjen e klubin me trajnerin.


“Të nderuar adhurues dhe simpatizantë të klubit tonë ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin SHPETIM DURO”.

Shpëtim Duro pritet të marr drejtimin e Suharekës
Lexo po ashtu Shpëtim Duro pritet të marr drejtimin e Suharekës

“Timonieri nga Shqipëria do drejtoj skuadrën tonë drejt synimeve të radhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar, Duro trajner me shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi”.

“Kryesia e klubit ishin të pajtimit që ti besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrën ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në superligë, në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional”, thuhet në komunikatën e klubit.

Suhareka do të tentojë të ofrojë lojtarë me emër në futbollin vendor, por edhe më gjërë, për të krijuar një skuadër të fortë dhe rivalizuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori