LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen katër personat që kishin humbur në grykën e Pçinjës

Shpëtohen katër personat që kishin humbur në grykën e Pçinjës

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se katër personat që kishin humbur, dy gra, një burrë dhe një fëmijë (mosha 29, 18, 35, 7 vjet), janë gjetur.

Tereni në vendin ku kishin humbur, siç theksojnë nga QMK është jashtëzakonisht i pjerrët dhe i rrezikshëm për lëvizje, prandaj ata ishin nxjerrë me varkë.

Pas informacionit të marrë përmes 112 në QMK, QMK rajonale Veles menjëherë ka komunikuar për koordinimin e gjetjes me SPB Veles, DMSH Veles dhe Komunën Veles, pas çka nga Velesi erdhi nga komuna edhe një Ekip i shpëtimtarëve me ujë nga një shoqatë vullnetare me varkë speciale për shpëtim.


Diku pas orës 2 të mesnatës personat janë dërguar të sigurt përmes lumit Pçinjë dhe ishin nxjerrë lartë në autostradë, prej ku me vetura u dërguan në shtëpitë e tyre në Shkup.

Drejtori i QMK Angellov, thuhet në kumtesë, ka shprehur falënderim të madh për të gjithë të angazhuarit në aksionin e shpëtimit për gjetje të sigurt dhe dërgim përmes lumit me varkë dhe nxjerrjen e personave që ishte shumë specifike, por u realizua me sukses nga ana e të gjithë të pranishmëve në teren, ndërsa edhe kujdestarë në Sistemin për Menaxhim me Kriza.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori