Ekspertët, digjitalizimi në Maqedoni është i domosdoshëm jo vetëm për anëtarësim në BE, por edhe për zhvillimin ekonomik
Paralajmërimin e OBRM-PDUKM-së për themelimin e Ministrisë për Digjitalizim, konkretisht ndarjen nga Administrata, ekspertët e shohin si nevojë që, shteti duhet të ketë qasje serioze ndaj digjitalizimit real të shërbimeve elektronike, të cilat qytetarët duhet t’i marrin në jetën e përditshme.
Sipas, Marko Troshanovskit nga Instituti për Demokraci, për t’u realizuar kjo duhet të unifikohen bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore që qytetarët të mos enden prej sporteli në sportel për një dokument të thjeshtë.
“Nëse ju e plotësoni aplikimin në mënyrë elektronike, duhet t’ju mundësohet që edhe në mënyrë elektronike ta dorëzoni. Domethënë, prej në fillim deri në fund të mos keni kontakt me zyrtarin administrativ. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Kështu, bazat e të gjitha institucioneve të jenë të unifikuara dhe këtu paralajmërimi për themelimin e Agjencisë për Digjitalizim, ndarja e administratës nga shoqëria informatike, ka kuptim dhe është shumë i rëndësishëm”, tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci (IDSCS).
Profesori universitar Gjorgji Maxharov, për Alsat shprehet se digjitalizimi është i domosdoshëm, jo vetëm për anëtarësimin e vendit në BE, por edhe për zhvillimin e ekonomisë, por edhe për përfitimet të cilat qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do t’i përjetojnë. Megjithatë, për t’u realizuar kjo, duhet që në Kuvend të votohet ligjet e nevojshme.
“Pjesa më e vështirë është që e tërë kjo të finalizohet në kuadër të Kuvendit, në kuadër të miratimit të akteve ligjore, të cilat do të japin rëndësi të njëjtë të dokumenteve digjitale në lidhje me dokumentet në letër. Kështu që, duhet të punojmë në atë bashkë dhe duhet të kihet kujdes ndaj gjendjes së përgjithshme se ku gjendet shoqëria, cilat procese duhet dhe duam t’i digjitalizojmë dhe në lidhje me prioritetet që i kemi vendosur të fillojmë ta bëjmë atë. Siç thash, ai proces ka filluar, megjithatë nuk është i përfunduar dhe duhet që edhe shumë të punohet që në fund qytetarët ta shohin përfitimin direkt të shërbimeve të tilla digjitale”, u shpreh Gjorgji Maxharov, profesor universitar.
Rikujtojmë që Komisioni Evropian dy vite radhazi i rekomandoi Maqedonisë së Veriut ta harmonizojë legjislacionin me atë të BE-së në lidhje me procesin e digjitalizimit. Përbërja e kaluar kuvendore, nuk arriti që ta votojë ligjin për themelimin e Agjencisë Digjitale, si institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, trajnimit të qytetarëve, por edhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin të shpeshtuara. Sipas ekspertëve, Maqedonia e Veriut është mbi një dekadë mbrapa BE-së në procesin e digjitalizimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Durmishi: Blerja e thëngjillit nga Kosova do të mundësojë që energjia elektrike në Maqedoni të jetë më e lirë
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së paku në rajon
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme
Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian