LAJMI I FUNDIT:

Kombinim i çuditshëm – parfum me erën e qershisë dhe gomave të veturave

Kombinim i çuditshëm – parfum me erën e qershisë dhe gomave të veturave

Jemi mësuar me makina nga Nissan, por tani kjo kompani japoneze ka prezantuar një produkt të ri, krejtësisht të ndryshëm – parfumin.

Ky nuk do të jetë vetëm ndonjë parfum, por, sipas njoftimeve, aroma e tij do të jetë një kombinim i luleve të qershisë dhe gomave të makinave.

Nuk e kemi idenë se si do të duket kjo, por kombinimi i çuditshëm quhet Smell My Dust dhe është bërë në bashkëpunim me një laborator në Shangai.


Siç raporton gazeta Top Gear, grimcat e pluhurit nga gomat e makinave janë përdorur në krijimin e aromës.

Ende nuk është bërë e ditur se si parfumi do të jetë i disponueshëm për blerje, por shpallja e tij përkon me garën e ardhshme të Formula E në Shangai.

Nga rruga, Nissan është mjaft i suksesshëm në Formula E, sepse këtë vit ka gjashtë podiume dhe një fitore, dhe është i treti në renditjen e përgjithshme. /Telegrafi/