LAJMI I FUNDIT:

Tenderi për monitorim të mediave kritike, MAShTI: Kërkojmë falje, zgjodhëm terma joadekuatë

Tenderi për monitorim të mediave kritike, MAShTI: Kërkojmë falje, zgjodhëm terma joadekuatë

Gjatë ditës së sotme, organizata INPO ka alarmuar për një tender të hapur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), i cili tha se ka për qëllim “të monitorojë mediat kritike”.

INPO kërkoi nga MAShTI që të anulojë procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”, e cila tha se është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta.

Ndërkaq, pas këtij reagimi, MAShTI u tërhoq, duke kërkuar falje për “përdorim të termave joadekuatë”.


“Divizioni për Komunikim Publik (DKP) ka hapur tender me datë 23.05.2024 për shërbime të veçanta, respektivisht për kontraktor individual për monitorimin e media, qasje në dokumente publike dhe financiare me qëllim rritjen e transparencës me publikun, por edhe informimin e stafit menaxherial dhe politik lidhur me lajmet që kanë të bëjnë me arsimin. Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë MAShTI në reagim.

Ministria tha se monitorimi i mediave është detyrë të cilën, Divizioni për Komunikim Publik (DKP) e kryen për shumë vite dhe kjo i ka shërbyer në vazhdimësi MAShTI-t për ta mbajtur të informuar për lajmet që kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë “dhe asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është qëllim i MAShTI-t për t’i kritikuar mediat lidhur me lajmet që i publikojnë, apo për të ndikuar në politikat e tyre redaktorialë”.

INPO: MASHT-i të anulojë tenderin për monitorimin e mediave kritike
Lexo po ashtu INPO: MASHT-i të anulojë tenderin për monitorimin e mediave kritike

“Prandaj, duke ju kërkuar falje, kërkojmë mirëkuptimin e mediave dhe qytetarëve për këtë lëshim të paqëllimshëm”, përfundoi MAShTI.

Bazuar në analizën e dokumenteve të tenderit, INPO ka gjetur se ky tender nuk i plotëson kërkesat e nenit 57, të Rregullores Nr.01/2022 për prokurimin publik, paragrafët e së cilit lejojnë kontraktimin e shërbimeve të veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave rekrutuese sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe që janë shërbime profesionale të kategorive dhe profesioneve të veçanta që nuk parashihen brenda organogramit apo pozitave të punës brenda institucionit.

Sipas termave të referencës së dosjes së tenderit, INPO thotë se i kontraktuari do të ketë këto detyra:

-Monitorimin dhe analizimin e paraqitjes së Ministrisë dhe titullarit në media, monitorimin e lajmeve të cilat atakojnë institucionin dhe ndërlidhen me proceset në arsim;

-Përgatit dhe shpërndan te stafi drejtues raportin ditor të monitorimit të mediave;

-Pranon, regjistron dhe bënë trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike;

-Bashkë me mbikëqyrësin përgatitë raportin vjetor të kërkesave për qasje në dokumente publike dhe raportet të tjera sipas kërkesës;

-Hartimin e Planit të rrjedhjes së parasë (CASH PLANIT) dhe përgatitje të lëndëve për pagesë;

-Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

INPO i ka rikujtuar Ministrisë se trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike dhe punët e tjera administrative dhe organizative për rrjedhjen e parasë, nuk janë shërbime të veçanta dhe janë detyra dhe përgjegjësi të zyrtarëve publikë brenda administratës publike.

“Ndërkaq, shpenzimi i parasë publike për monitorimin e mediave të cilat e atakojnë Ministrinë apo janë kritik ndaj ministres, është keqpërdorim i parasë publike dhe detyrës zyrtare. INPO fton Ministrinë që të anulojë këtë procedurë të prokurimit me qëllim të ruajtjes së integritetit të prokurimit dhe kërkon që të sigurohet se shpenzimi i parasë publike bëhet vetëm për qëllime të interesit publik dhe sipas autorizimeve ligjore”, tha INPO në reagimin e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori