“Amendamentojeni ose shfuqizojeni ligjin Bossi – Fini”, tha dje kandidati i vetëm shqiptar në listat e partive italiane për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Marco Muharrem Salihu, në TV Veneto, në një debat të fortë ku merrnin pjesë dy krahët e politikës italiane, në moderimin e gazetarit me eksperiencë, Luigi Bacialli.
Kritikën e tij për këtë ligj diskriminues të tejkaluar nga koha e mbështetën të dy krahët e politikës, madje dhe prej të djathtës. Në debatin e fortë që zgjati dy orë, kandidati shqiptar foli dhe për njohjen e shpejtë të dokumentave të studimit dhe atyre profesionale të shqiptarëve, në kushtet kur Shqipëria si pjesë e Ballkanit, ka treguar se është pjesë e një territori me afërsi kulturore, ekonomike, historike me Italinë.
“Ju e dini se tashmë ka italianë që po shkojnë në Shqipëri, për biznes, pensione, turizëm, dhe disa ligje nuk kanë kuptim për të frenuar apo kufizuar lëvizjen e lirë nga Shqipëria dhe Ballkani”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Marco Muharrem Salihu, foli dhe për shembuj të suksesshëm të integrimit të bashkëkombasve tanë në Itali.
Tema e qendrave të strehimit për emigrantët e huaj në territorin shqiptar zuri vend në debatin e fortë në TV Veneto. Kandidati i Stati Uniti d’Europa për Rajonin e Verilindjes, në shkëmbim të kësaj ndihme që po jep Shqipëria për Italinë dhe BE për frenimin e emigracionit klandestin, kërkoi lehtësira për produktet shqiptare në tregun italian.
“Kur bëhet fjalë për Evropën nuk mundesh mos fol per punë ekonomie, dhe ndaj kemi Marko Salihu, një sipërmarrës që punon në Venecia me origjinë shqiptare, kandidati për zgjedhjet evropiane. Nga pikëpamja e politikës ekonomike industriale sipas mendimit tuaj çfarë duhet bërë më shumë në Evropë?”, ishte prezantimi me të cilat moderatori Bacialli, e ftoi kandidatin Marco Salihu të merrte fjalën.
Salihu i kërkoi ekonomisë italiane, shtetit italian, që është i prekur nga njëlloj emigracioni, nga vendet fqinjë në Ballkan, por dhe pellgje të tjera gjeografike, të ndiqte shembullin e Gjermanisë.
“Duhen hapur qendra trajnimi profesional, shkolla, në vendet nga vjen emigracioni me kulturë më të ngjashme me atë italiane. Kështu ata vijnë të përgatitur në territorin tonë”, tha ai.
Salihu shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për Italinë, një vend që i ka dhënë mundësi të pafundme bashkëkombasve tanë, që rezultojnë sot komuniteti më i integruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025