Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.
Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.
E lidhur me këtë reagoi sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
KMDLNj thekson se kjo është e arritur e madhe pasi adreson saktë përgjegjësinë për krimet në Srebrenicë, ndonëse nuk ka efekte juridike.
“Me nismën e disa shteteve, Kombet e Bashkuara miratuan një Rezolutë me të cilën 11 korriku shpallet si Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit që ndodhi në Srebrenicë. Ndonëse kjo Rezolutë nuk prodhon efekte juridike dhe nuk është detyruese – obligative, për të drejtat e njeriut është një e arritur e madhe për faktin se qartë e cilëson krimin në Srebrenicë si gjenocid duke adresuar saktë përgjegjësinë për këtë krim dhe të tjera në hapësirat e ish – Jugosllavisë sikur që është një satisfaksion moral për viktimat në Srebrenicë dhe të gjitha viktimat tjera në hapësirat e ish – Jugosllavisë”, thuhet në reagim.
KMDLNj thekson tutje se shënimi i kësaj dite në kalendarin e Kombeve të Bashkuara si përkujtim i Gjenocidit në Srebrenicë forcon dhe ruan kujtesën historike ndërkombëtare për krime të tmerrshme e që identifikohen me Gjenocidin në Srebrenicë.
“Miratimin e kësaj Rezolute KMDLNj e konsideron si shumë të rëndësishme që të mos harrohet e kaluara dhe një porosi për ata që planifikojnë krime në të ardhmen se këto krime nuk do të mbesin të pahetuara dhe të padënuara, qoftë edhe moralisht. KMDLNj shpreson dhe pret se në një të ardhme të afërt të miratohen Rezoluta për Gjenocidin në Gaza dhe në Ukrainë”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025