Mbi një muaj më parë gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”.
Qeveria duket tepër ambicizoe në këtë drejtim, saqë është hedhur për konsultim publik një projektligj që parashikon “krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake”.
Në nenin 1 të këtij ligji nënvizohet se ai ka për qëllim krijimin e shoqërisë shtetërore “KAYO” me fond fillestar 3 milionë euro, për prodhim, demilitarizim dhe tregimin e armëve e municioneve.
Deputeti i PS, Denis Deliu në “Ditari” i A2CNN ka thënë zbuluar se emri “KAYO” është zgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes që është hartuese e projektligjit si më përfaqësuesi dhe tërheqësi për një subjekt që prodhon e shet armë.
“Me këtë emër do të ishte shumë më e lehtë. Ata që kanë hartuar ligjin kanë menduar që kompanitë e huaja të kërkojnë dhe klikojnë qoftë edhe në internet për të blerë armatime. Kanë menduar që ky lloj emri mund t’i japë sukses kompanisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.”
Sipas Deliut, “KAYO” fillimisht do të plotësojë nevojat e vendit dhe kur armatimet dhe municionet të jenë për eksport, gjasat janë që do të krijohet një fond i posaçëm për ta ndihmuar kompaninë që të studojë tregun e armatimeve dhe të prodhojë atë që kërkon e ardhmja.
“Fillimisht, do të nisë me armë të lehta dhe municion, por duke parë tregun dhe koston që Shqipëria mund t’i ofrojë vendeve të tjera, kjo kompania mund të bëhet konkurruese për tregun e jashtëm. 3 milionë euro nuk është e mjaftueshme. Është pagesa paraprake e buxhetit të shtetit, ndërkohë që në ligj është parashikuar bashkëpunim me palë të treta. Ne kemi bashkëpunim me kompani ushtarake të vendeve mike të NATO-s siç është Berreta e Italisë, apo fabrika e dronëve Bayraktar. Ministritë e Mbrojtjes së Turqisë dhe Italisë i kanë qëndruar afër Forcave të Armatosura.”
Përveç synimit afatgjatë për të shitur armë, sipas deputetit socialist kompania shtetërore që do të krijohet do të prodhojë fillimisht armë të lehta dhe municione për Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.
“Armatimi i lehtë që përdorin Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve është një armatim që kërkon edhe konsumim të madh të fishekëve. Konsumimi i numrit të fishekëve ka kosto për buxhetin e shtetit. Ky lloj prodhimi do të sillte mbulimin e nevojave me gjysmë çmimi brenda vendit dhe në shtetin e Kosovës. Pra FA, Garda e Republikës do të përgatiten më mirë në njohjen e armëve të zjarrit. Shqipëria do të kishte patentën e saj dhe nuk do të kishte nevojën të blinte armatim nga jashtë. Shqipëria ka eksperiencën në prodhimin e armëve. Ka burime njerëzore që kanë pasur eksperiencë dhe përvojë të gjatë në prodhimin e armëve. Po ashtu kemi uzina dhe kombinate, të cilat sot fatkeqësisht nuk janë funksionale. Nuk ka pse Kosova apo Shqipëria të blejnë armatim nga jashtë kur mund t’i kemi kapacitetet këtu.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?