LAJMI I FUNDIT:

Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë

Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, vlerësoi mbështetjen në procesin e integrimit evropian të dhënë për vendin tonë.

“Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira, të cilat bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta dypalëshe dhe rajonale, por edhe në vlera të përbashkëta dhe partneritete strategjike, sidomos në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët europiane”, tha Begaj.

Shqiptarët që jetojnë në Slloveninë mike, theksoi Begaj, janë një garanci e shtuar e bashkëpunimit tonë të suksesshëm, të sotëm dhe në të ardhmen.

Ai vlerësoi si të çmuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin e zgjerimit europian të Ballkanit dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në veçanti.

“Roli juaj në kuadër të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” është një prej dëshmive të shumta”, tha Begaj.

Sipas tij, zgjerimi 2030 që doli si produkt i forumit strategjik të BLED-it është prova konkrete e mbështetjes sllovene. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë fort të bëjmë realitet këtë plan”, theksoi ai.

Po ashtu, Begaj vuri në dukje se edhe bashkëpunimi në NATO ka qenë shumë i mirë.

Presidenti vlerësoi në veçanti, kontributin e Sllovenisë me pjesëmarrjen në trupat e KFOR-it në Kosovë, dhe rolin që luan Sllovenia dhe Shqipëria për paqen dhe sigurinë në rajon.
Shqipëria, tha Begaj, është një zë i fuqishëm për integrimin euroatlantik të rajonit.

“Ne jemi të interesuar për një rajon në paqe të zhvilluar dhe të integruar edhe në rajon dhe në BE”, deklaroi Presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Lajme
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Drejtësi
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Lajme
Kalo në kategori