Festivali më i madh i teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, ka zbuluar emrat e folësve që do të jenë pjesë e këtij edicioni. Bëhet fjalë për emra të njohur në fushën e teknologjisë – Shkumbin Hamiti, Sara Milenkovska dhe Ida Tin – po i bashkohen listës mbresëlënëse të këtij edicioni. Festivali, në fillim të këtij muaji pati bërë të ditur emrin e folësit të parë, Mikko Hyppönen, ekspertit të sigurisë kibernetike.
Prishtinë, 20 maj – Ky edicioni i Doku.Tech do të bëjë bashkë folës që njihen për vizionin e tyre dhe kontributin në fushat përkatëse. Folësit do të flasin për trendët më të fundit sa i përket teknologjisë, inovacionit, sigurisë kibernetike e përfaqësimit gjinor në botën virtuale. Shkumbin Hamiti, Sara Milenkovska dhe Ida Tin janë tre folësit e tjerë, emrat e të cilëve bëhen të ditur pas Mikko Hyppönen, ekspertit të sigurisë kibernetike. Me zbulimin e këtyre folëse, Doku.Tech bënë të ditur listën e plotë të folësve të sivjetmë.
Shkumbin Hamiti, ka 26 vite që është pjesë e kompanisë Nokia dhe ishte pjesë e disa prej zhvillimeve më të rëndësishme brenda industrisë së telefonisë mobile. Ai ka mbajtur pozita të rëndësishme dhe njihet si autorë i 12 shpikjeve dhe dhjetëra hulumtimeve. Aktualisht është drejtuesi i njësisë së biznesit të Platformës së Nokia-së për Monetizim të Rrjetit. Hamiti u lind në Prishtinë dhe vazhdoi studimet në Zagreb e më pas në Bangkok. Në Finlandë u zhvendos në vitin 1996 dhe atje jeton edhe sot.
E Sara Milenkovska është një hulumtuese, feministe dhe bashkëthemeluese e “Stella Network” që si fokus ka barazinë gjinore. Puna e saj përqendrohet në pabarazinë sistematike, duke eksploruar ndërseksionalitetin, kundërshtimin e lëvizjeve anti-gjinore dhe amplifikimin e zërave të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht përballë dhunës gjinore në sferën digjitale. Si menaxhuese e “Stella Network” ajo ka realizuar iniciativa të ndryshme përmes të cilave u ka ofruar trajnim dhe mbështetje gratve dhe vajzave.
Kurse Ida Tin është bashkëthemeluese dhe drejtore e “Clue”, aplikacionit për gra që ka mbi 10 milion përdorues aktiv në më shumë se 190 vende. Ida nisi përdorimin e termit “Femtech” në vitin 2026. Për momentin është duke punuar në librin e saj të ri që ka të bëjë pikërisht me këtë term: Gruan në Teknologji. Për punën e saj kanë shkruar mediume me nam si “New York Times”, Revista “New York”, “Forbes”, “Der Spiegel” dhe “Le Figaro”. Ajo po ashtu ka qenë folëse edhe në konferencat e njohura si “TechCrunch Disrupt” në San Francisco, “Le Web” në Paris e shumë të tjera.
Në anën tjetër, Mikko Hyppönen, një nga ekspertët me më nam në botë sa i përket sigurisë kibernetike, ishte folësi i parë i konfirmuar nga Festivali. Hyppönen punon për “WithSecure” në Finlandë si zyrtari kryesor i hulumtimeve. Fjalimi i tij në TED Talk është shikuar nga 2 milion njerëz dhe është përkthyer në 40 gjuhë. Shkrimet e tij janë publikuar në “New York Times” e “Wired and Scientific American”. Ai po ashtu ka ligjëruar në universitet si “Oxford”, “Stanford” dhe “Cambridge”. Është në mesin e 50 personave më të rëndësishëm në botë sipas “PC World” dhe në mesin e 100 mendimtarëve më të rëndësishëm sipas “FP Global”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze