LAJMI I FUNDIT:

Angazhim i dy qeverive, Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

Angazhim i dy qeverive, Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë

Rruga Dobrunë-Blinisht në Has pranë kufirit Kosovë-Shqipëri tashmë është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga hapja e kësaj rruge, e cila afron më shumë Shqipërinë me Kosovën.

Rama theksoi se ky është një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës.


Kreu i qeverisë nënvizoi se kjo rrugë tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona, jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrunë, Blinishtë të bashkive Has, Kukës si dhe komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë.

Fshati Dobrunë, është i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori