LAJMI I FUNDIT:

Mbappe i dha lamtumirën PSG-së me darkë në një restorant luksoz, i pranishëm ishte edhe presidenti i Francës

Mbappe i dha lamtumirën PSG-së me darkë në një restorant luksoz, i pranishëm ishte edhe presidenti i Francës

Kylian Mbappe organizoi mbrëmjen e së hënës një darkë lamtumire në një restorant në Paris ku morën pjesë 250 të ftuar, mes të cilëve edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Sulmuesi francez donte t’u thoshte lamtumirë të gjithë miqve të tij përpara se të largohej zyrtarisht nga Paris Saint Germain pas përfundimit të kontratës së tij.


Ai me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në radhët e Real Madridit, ku arrin si lojtar i lirë dhe do të përfaqësojë një përforcim të madh për Mbretërit.

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes
Lexo po ashtu Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Shokët dhe stafi i PSG-së, të shoqëruar nga familjet dhe njerëzit e tyre të dashur, si dhe miqtë personalë të lojtarit si dhe futbollistë të tjerë, morën pjesë në lamtumirën e Mbappes me PSG-në pas shtatë sezonesh.

Ndeshja e tij e fundit për Paris Saint Germain do të jetë më 25 maj në Lille në finalen e Coupe de France kundër Lyon, që do të jetë ndeshja e tij e 264-të për Saints.

“Këtu jemi si familje, të gjithë që jemi këtu konsideroheni familje. Ka vetëm njerëz të dashur, do të jetë e lehtë të flas, do të jetë e lehtë të hap zemrën time, nuk ka mesazh për të humbur, ka nuk ka paqartësi të mundshme, dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime dhe të gjithë ju që jeni këtu, sepse keni pasur ndikim tek unë”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori